Home Lifestyle
Pse duhet të gatuani më shpesh supë brokoli?
I pasur me kripëra minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe vitamina A, C, B1 dhe B2, brokoli është një perime e shkëlqyer për shëndetin tonë dhe në këtë sezon mund të përfitojmë shumë prej vetive të tij ushqyese. Gjen shumë përdorime në kuzhinë, por sot do të përgatisim një supë kremoze me brokoli, një pjatë e thjeshtë, por vërtet e ushqyeshme dhe e shëndetshme, shumë e dobishme për organizmin tonë.

Përbërësit

700 gr kërcej brokoli (lini disa mënjanë

500 ml brodo perimesh

2 qepë të vogla

8 degëza majdanoz

1 gjethe dafinë

4 lugë gjelle djathë i grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

-Grini qepët dhe hidhini në një tenxhere: shtoni vajin e ullirit dhe dy lugë brodo perimesh dhe përziejini në nxehtësi mesatare sa të marrin shije.

-Shtoni kërcejt e bronkolit të pastruar dhe të prerë nhttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/supa3.jpgë kubikë, shtoni pjesën tjetër të brodos dhe më tej shtoni edhe majdanozin e dafinën.

-Kur të marrë valë, ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për 20 minuta.

-Hiqni më pas dafinën dhe majdanozin, frulojeni supën në mikser dhe më pas rivendoseni përsëri në zjarr.

-Shtoni copat e brokolit të lëna mënjanë, ziejeni supën edhe për 10 minuta, rregullojeni me kripë e piper dhe shtoni djathin e grirë. Shërbejeni pjatën të nxehtë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sa kohë duhet të mbani vajin e kokosit në flokët tuaj që të funksionojë?
Sot kemi më shumë nevojë për vitaminë C, lëngjet që duhen konsumuar
Si të grini qepët pa derdhur asnjë pikë loti
4 gjërat e çuditshme që ndodhin në trupin e një vajze
6 gjëra që duart ju tregojnë për shëndetin (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media