Home Shëndetësi
A mund të parandalohet kanceri?
A mund të parandalohet kanceri?

Kjo pyetje më shumë siguri është bërë disa herë në jetën tuaj në momente të caktuara.

Përgjigja është po, edhe pse jo të gjitha kanceret mund të parandalohen.

Ekspertët mendojnë se rreth dy të tretat e të gjithë kancereve kanë lidhshmëri me gjëra të cilat mund të kontrollohen, veçanërisht përdorimi i duhanit dhe ajo çfarë hamë dhe pimë.

Rreziku për kancer mund të rrite edhe duke pasur kontakt me disa lëndë kimike, metale ose pesticide.

• Mos përdorni duhan dhe produkte të tij. Duhani shkakton kancer. Në të vërtet, tymosja e tij, përdorimi i duhanit pa tym dhe tymosja pasive (shpesh duke thithur tymin e duhanit të të tjerëve) shkakton një të tretën e të gjithë rasteve të kancerit në vit (në SHBA).

• Shmangni djegiet nga dielli. Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit ose nga burime të tjera – si llambat me rreze ultravjollcë dhe kabinat e rrezatimit – dëmtojnë lëkurën tuaj dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.

• Hani si duhet. Hani sa më shumë pemë dhe perime çdo ditë. Po ashtu pakësoni ushqimet e yndyrshme dhe hani sa më shumë fibra, shkruan Mjeku.net.

• Ruani peshën normale. Njerëzit të cilët janë të mbipeshë janë më të prirë të preken nga kanceri i prostatës, pankreasit, mitrës, kolonit dhe vezores. Femrat më të moshuara të cilat janë të mbipesha janë më të prira të zhvillojnë kancer të gjirit.
• Qëndroni aktiv. Studimet tregojnë se stërvitjet mund t’u ndihmojnë të ulni gjasat për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe kolonit dhe mbase edhe kanceret tjera.

• Nëse pini alkool, mos pini më shumë se një ose dy pije në ditë. Pirja e sasive të mëdha të alkoolit rrit rrezikun për kancer në gojë, fyt, ezofag dhe laring. Njerëzit të cilët tymosin duhan dhe pinë alkool kanë një rrezik veçanërisht të lartë për t’u prekur nga këto kancere.

• Ndiq rregullat e punës dhe të sigurisë për të shmangur kontaktin e rrezikshëm me materiale të cilat shkaktojnë kancere./albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Si të eliminojmë erën e keqe të djersës
Ja përse disa njerëz sulmohen nga mushkonjat më tepër se të tjerët
Ja pse duhet të bëni joga
10 vendet që duhet t’i vizitoni në Evropë gjatë vitit 2017
Mos i hidhni lëvoret e bananes, përdorini për të shëruar aknet (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media