Home Shëndetësi
Fruta dhe perime, është truri që zgjedh ngjyrën
Sipas një studimi të fundit nga Shkolla Ndërkombëtare e Studimeve të Avancuara në Trieste, Itali dhe të botuar në revistën shkencore Scientific Reports, është truri që zgjedh ushqimet për të ngrënë sipas ngjyrës së tyre. Çdo gjë është për shkak të sistemit tonë vizual që ka evoluar për të identifikuar ushqimet më me vlera. Fakti, kur i nënshtrohemi një zgjedhje, pjesa jonë instinktive na shtyn në drejtim të një molle të kuqe dhe jo drejt një pjate me jeshillëqe, rrjedh nga fakti që genet tona ruajnë në memorje ushqimet e dy lloj tipologjive dhe që preferojnë të zgjedhin një frut, që është në gjendje të ofrojë sasi më të madhe të energjisë në lidhje me kohën e nevojshme për konsumimin e saj.
Por le të mësojmë për pasurinë e ushqimeve bazuar në ngjyrat e tyre.

Të bardha: Dardha dhe pjeshkë të bardha, ose finokë, hudhër, qepë,patate, lulelakër dhe presha. Këto janë ushqime të pasura me kalium dhe nëse merren rregullisht janë në gjendje të ulin kolesterolin. Konsumi i frutave të bardha dhe perimeve, për më tepër mbron sistemin imunitar nga sëmundjet sezonale.

Të verdha dhe portokalli- Portokalli, ananasi, mandarina dhe perime si kungulli, speci dhe karrotat janë ushqime të pasura me vitamina dhe beta-karotenë, thelbësore për shëndetin e syve dhe mukozës, për kockat dhe qarkullimin e gjakut. Përveç kësaj, prania e fortë e vitaminës C, me fuqi antioksidante, stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në parandalimin e shenjave të plakjes.

Të kuqe- Domate, speca, luleshtrydhe, qepë, mollë, shegë, boronica, por edhe lakra e kuqe, janë ushqime të pasura me likopen, kanë antioksidant dhe ulin presionin e ulët të gjakut, kështu që janë të mira për shëndetin e zemrës tuaj. – Jeshile- Asparagë, brokoli, karçof, marule, tranguj dhe kivi, mollë, avokado, limes dhe rrushi thatë, stimulojnë sistemin imunitar, përveç të qenit burim i madh i acidit folik. – Lejla- Patëllxhanët, boronica, fiqtë, manaferrat, rrushi dhe kumbulla janë antioksidantë të vlefshëm. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Arsyet se pse duhet ta konsumoni lëngun e domateve
Shenjat e para të kancerit në mushkëri
Shpëtoni nga dhimbjet e fytit me këtë recetë natyrale
Pini këtë lëng magjik dhe i thoni lamtumirë dhimbjes së gjunjëve
Kanceri i lëkurës mund të parandalohet nga kafeja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media