Home Shëndetësi
Ilaçet shtëpiake për infeksionet e syve
Infeksionet e syve janë një problem i zakonshëm që mund të prekin secilin njeri, pa marrë parasysh gjininë apo moshën. Infeksionet mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, alergjitë, që mund të prekin njërin apo të dy sytë. Para se të përcaktoheni për ilaçe të ndryshme, në vijim ju paraqesim disa nga ilaçet natyrale që mund t’i përdorni.

Kompresat e ngrohta

Kjo është një nga ilaçet më efektive natyrale për konjunktivitin. Ngrohtësia nga kompresat e ngrohta rrit qarkullimin e gjakut dhe promovon shërimin. Po ashtu, ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe të ënjtjeve, si dhe ndalon infektimin e mëtutjeshëm. Një peshqir të pastër e futni në ujë të ngrohtë, hiqni ujin shtesë, ndërsa e mbani sipër syve tuaj për pesë minuta.

Mjalti
Majlti përmban përbërës që mund të vrasin bakteret e dëmshme që shkaktojnë infeksionin. Një studim nga viti 2006, i publikuar në “Cornea”, thekson efektin e mjaltit kundër baktereve. Duke përdorur pak pambuk, një tretje të mjaltit me pak ujë e hidhni në sy. Përdoreni këtë trajtim për 2 ose 3 herë në ditë, derisa simptomat të hiqen. Po ashtu, mund ta hidhni një pikë mjaltë drejt në sy, pa e tretur me diç tjetër.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është i pasur me acidin tanik që ndihmon në largimin e infeksioneve. Ofron lehtësim nga të kruarit e syve se dhe redukton fryrjen apo ënjtjen e tyre. Po ashtu, përmban lloje të ndryshme të nutrienteve dhe antioksiduesve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të syve. Hidhni dy qeska të çajit në ujë të vluar dhe i lini për disa sekonda. Hiqni qeskat nga uji dhe që të dyja i vendosni në frigorifer. Çajin e ftohtë së pari e përdorni për pastrimin e syve, ndërsa qeskat i vendosni në sy dhe i lini për në sytë e mbyllur për 10 deri 15 minuta.

Kamomili

Kamomili njihet për përbërësit e vet që luftojnë inflamacionet, mikrobet dhe shërojnë sytë e irrituar, duke e bërë çajin e gjelbër si ilaçin e duhur që lufton konjunktivitin. Përbërësit e saj të butë dhe qetësues reduktojnë skuqjen e syve, irritimet dhe qeskat e syve të fryrë. Vendosni një lugë kamomil të thatë në një gotë ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini për 5 minuta. E përzieni dhe e lini të ftohet. Përdoreni këtë përzierje për pastrimin e syve, si nga brenda po ashtu nga jashtë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dietë me lëng limoni (FOTO LAJM)
Shumë të vjella gjatë shtatëzanisë? Fëmija do të dalë i zgjuar
5 arsyet pse duhet të pini një lugë çaji uthull molle para se të flini gjumë
Kamomil për biondet, si të veproni për flokët
5 llojet e puçrave në lëkurë që nuk duhet t'i prekni kurrë me dorë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media