Home Shëndetësi
Rrisni flokët me çaj rozmarine
Rozmarina është një barishte e mrekullueshme që mund të ketë një numër përdorimesh mjekësore, njëra prej të cilave është stimulimi i rritjes së flokëve.

Rozmarina përmban komponime organike të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut në kokës dhe kështu nxisin rritjen më të shpejtë të flokëve.

Përdorimi i rozmarinës në rutinën tuaj të rregullt të kujdesit të flokëve do të bëjë flokët tuaj më të buta, më të shkëlqyeshme dhe zgjidhë një numër çështjesh të lëkurës së kokës si zbokthi, kruajtja dhe lëkura e thatë e kokës.

Përdorimi i rozmarinës për kujdesin e flokëve është shumë e thjeshtë, ju vetëm duhet të bëni një çaj për shpëlarjen e flokëve.

Si ta përgatitni çajin me rozmarinë për shpëlarjen e flokëve?

Vendosni katër filxhanë ujë në tenxhere dhe lërini të vlojë. Më pas vendoseni në një enë tjetër.

Shtoni rozmarinë (të freskët, të thatë ose vaj esencial).

Lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta ose lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës për rezultate edhe më të mira.

Më pas kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet.

Opsionale:

Shtoni uthullë dhe përziejeni. Lëreni të qëndrojë në frigorifer.

Si ta përdorni?

Fillimisht lani flokët me shampon të zakonshëm, pastaj me çajin me rozmarinë. Masazhojini rrënjët e flokëve dhe shpëlani flokët. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Një portokall në ditë mban larg verbërinë
Vajza kujdes: Zhdukini menjëherë këto produkte kozmetike
Përzieni vetëm brokoli me kos dhe nuk do vuani kurrë nga kjo sëmundje e rëndë
Funksionojnë 100 përqind, si të kuroni në shtëpi të djegurat e plazhit
Çmenduri, a e dini sa fiton Kim Kardashian nga një postim në Instagram? (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media