Home Shëndetësi
Vjen “Thighlighting” trend i ri i operacioneve (FOTO LAJM)
Një prirje e re e kirurgjisë plastike po përhapet në Hollivud, ndërsa femrat vazhdojnë përpjekjen e tyre të pandërprerë për përsosmëri.

“Thighlighting” quhet trendi i ri i operacioneve që sipas kirurgëve, që përfshin procedurat kozmetike që kryejnë pacientët që kërkojnë këmbë të ngushta si Bella Hadid dhe Jennifer Lopez.

“Thighlighting” u jep femrave këmbë më të tonifikuara edhe pse mund të përfshijë një numër të madh operacionesh të dhimbshme.

Ndërkohë që procedurat e ndryshme të kryera zakonisht përshtaten me kërkesën e pacientit, “thighlighting” mund të përfshijë një konturimin të kofshëve të brendshme dhe të jashtme dhe liposuction (thithje të dhjamit).

Sipas kirurgut plastik, Dr Gabriel Chiu, kjo është një prirje që është frymëzuar nga yjet si Angelina Jolie dhe Kendall Jenner, të cilat vazhdimisht ekspozojnë këmbët e tonifikuara.

Ndaj, standardet për idealet joreale të trupit janë rritur dhe femrat po kërkojnë gjithnjë e më shumë këmbë të holla dhe të tonifikuara.

“Gjatë disa viteve të fundit, më shumë gra janë fokusuar në shfaqjen e këmbëve të tyre.

Kur konturohet saktë, forma e kofshëve ndihmon në zgjatjen e këmbëve, duke krijuar një siluetë të dëshirueshme”, tha ai për The Independent. “Këmbët duken më gjata dhe trupi si një i tërë duket më i mprehtë”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dietë me lëng limoni (FOTO LAJM)
Shumë të vjella gjatë shtatëzanisë? Fëmija do të dalë i zgjuar
5 arsyet pse duhet të pini një lugë çaji uthull molle para se të flini gjumë
Kamomil për biondet, si të veproni për flokët
5 llojet e puçrave në lëkurë që nuk duhet t'i prekni kurrë me dorë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media