Home Shëndetësi
Brokolli mund të ndihmojë kundër kancerit në zorrë
Brokoli mund të parandalojë dhe madje edhe të kurojë kancerin e zorrëve, tregon një studim i ri.

Eksperimentet në minj treguan se brokoli shkatërron tumoret dhe shkencëtarët shpresojnë se kjo do të jetë shpresëdhënëse për njerëzit, transmeton Ksp.

Brokoli përmban sasi të larta të sulforafan që redukton rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë.

Studimi është bërë nga Universiteti kombëtar i Singaporit.

Kanceri i zorrëve është një nga sëmundjet më të zakonshme, sidomos në botën e zhvilluar, për shkak të dietave jo të shëndetshme.

Çdo vit rreth 16.000 njerëz në Britani vdesin nga kanceri i zorrëve. Më shumë se 40.000 njerëz diagnostikohen çdo vit, duke e bërë atë formën e katërt më të zakonshme të sëmundjes.

Rreth 110 njerëz diagnostikohen me kancer të zorrëve çdo ditë - një mesatare prej një çdo 15 minuta. Por nëse diagnostikohet në fillim, më shumë se 90 për qind e rasteve mund të trajtohen me sukses. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Vetëm një gotë në ditë nga kjo pije dhe mëlçia do t'ju falenderojë
Gjithçka që duhet të dini për të luftuar gripin te fëmijët tuaj
5 gjëra që kurrë nuk duhet t’i bëni pas të ngrënit
Kur duhet të filloni t’i përdorni produktet kozmetike anti-plakje
Mjekësia popullore: Majdanozi ilaçi më i fuqishëm natyror për ënjtjen e këmbëve!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media