Home Shëndetësi
Vitamina C aleate për një lëkurë rinore
Vitamina C është një element magjik për lëkurën dhe imunitetin. Ajo gjendet tek frutat dhe konsumimi i saj çdo ditë ndihmon në krijimin e një lëkure të mrekullueshme .
Është shumë e rëndësishme që ajo të jetë edhe pjesë e kujdesit të lëkurës përmes kremit, serumit, skrabit apo larësit. Është një fakt se kjo vitaminë njihet për vetitë e saj anti-plakje, nxitet riparimin e qelizave të dëmtuara dhe redukton ndjeshëm inflacionin e lëkurës.

Ja disa nga përfitimet e saj në lëkurë.

1. Redukton dekolorimin e lëkurës

Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme.

2. Shpejton proçesin e shërimit

Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.

3. Redukton inflamacionin

Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.

4. Hidraton

Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.

5. Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim

Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Këto janë mënyrat për të lënë duhanin
Këto veprime që ju bëni po ju shkatërrojnë veshkat
Një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën
A duhet të bëni dush çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët
Sulmi në zemër mund të parashikohet një muaj më parë: 6 shenjat paralajmëruese!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media