Home Shëndetësi
Çfarë është Sindroma Koronare Akute (SKA)?
nga Dr. Ylber Isufi -

-SKA përmbledh situatat ne te cilat zemra është ne kushte jo normale te funksionimit te saj si rrjedhoje e uljes te fluksit te gjakut ne arteriet koronare. Ne këtë ambient te papërshtatshëm për muskujt e zemrës do te kemi dhe manifestimin klinik simptomatik: angina (dhimbja e kraharorit) qe ne rastet me tipike përhapet ne nofull dhe krahun e majte dhe mund te shoqërohet dhe me përzierje dhe te vjella. Dhimbja është shpesh here dramatike – renduese apo e mprehte apo shtrënguese. Gjithashtu mund te këtë çrregullime te frymëmarrjes, djersitje, dobësi dhe gjendje ankthi.

Bazuar dhe ne manifestimet ne EKG, SKA ndodh si rezultat i tre situatave:

1-Infarkt Miokardi me ngritje te segmentin ST ne EKG ( > 1mm ne >2 lidhje EKG ) pra shkurtimisht STEMI.
2-IM pa ngritje ST ose NSTEMI.
3- Angina e pa-stabilizuar ose UA.

Përpara se te shpjegojmë SKA, po nënvizojmë qe Angina e stabilizuar SA duhet kuptuar qe nuk është ne këtë grup.
SA ndodh kur një person është ne efort – ecje, duke bere një pune fizike, vrap, ngjitje shkallesh dhe ne shumicën e rasteve kur personi ndalon ose ulet atëherë angina nuk është me. Pra behet fjale për një proces aterosklerotik te stabilizuar qe manifestohet vetëm ne efort fizik si rezultat i zhbalancimit kërkesë/furnizim te miokardit për O2. Pra derisa pacienti ka ardhur ne Urgjence , angina nuk është me dhe gjithashtu nuk kemi ndryshime ne EKG apo ne Enzimat kardiake. Me tej Kardiologu gjykon për investigim te mëtejshëm për stres test e me rradhë për një diagnostikim përfundimtar. Ne shumicën e rasteve NTG i’a qetëson dhimbjen pacientit.

Ndërkohë qe UA ndodh papritur, shpesh ne gjendje qetësie ose effort minimal ose ne effort me te ulet se sa ndodhte me pare. Gjithashtu dhe një angine e shfaqur për here te pare do te konsiderohet UA (e pa stabilizuar) duke qene se sugjeron një manifestim te ri te vuajtjes koronare.

Me rëndësi për tu theksuar është qe IM i djathte (EKG - II , III, AVF) është I ndikuar administrimi i fiziologjikut NaCL 9% dhe nëse ka bradikardi atropine jepet me pare.

Me poshtë janë te shpjeguara manifestimet e SKA:

1-STEMI

Është një urgjence klinike – e thënë ndryshe: NESE NUK NDERHYN TANI, PACIENTI DO TE VDESE!
Është një infarkt miokardi me ndryshimet respektive ne EKG (ngritje te ST).
Koronaret janë bllokuar ne mënyrë te menjëhershme nga një tromb duke mos lëne kohe te mjaftueshme për zhvillimin kolateral dhe përshtatjen e miokardit me uljen e sasisë se gjakut dhe respektivisht te O2 qe furnizon muskujt e zemrës (një dizbalance papritur kërkesë/furnizim me O2).

Ne mënyrë te menjëhershme pacientit i duhet dhënë aspirine ,O2 , nitroglycerine (NTG) nen gjuhe ( për te ulur para ngarkesën ) dhe morfine për dhimbjen anginoze. Këto mund te mbahen mend si MONA ( morphine , O2, NTG , Aspirin por qe ne pyetje aspirina është e para qe jepet ). Dhe ndërkohë është bere dhe EKG , monitorimi kardiak dhe i tensionit arterial dhe matja e O2sat , por MONA duhet administruar para bërjes se EKG. Duhet marre gjak dhe te kërkohen enzimat kardiake ( Troponinat, CKMB, CPK) çdo 8 ore 3-here (3-here pasi troponinat kërkojnë 3-6 ore qe te jene te ngritura ne gjak). Tek STEMI pra kemi ngritje te ST ne EKG dhe enzima kardiake te rritura ne gjak.

Pas dhënies se kësaj ndihme jashtëzakonisht te domosdoshme me tej menaxhimi me I mire është Kateterizimi brenda 90 min. nga shfaqja e dhimbjes për pacientit me qellim rivendosjen e qarkullimit koronar normal. Kateterizimi do te beje vlerësimin e sakte dhe lokalizimet/in e bllokimit. Ndërkohë qe behet përgatitja për kateterizim domosdoshmërisht duhet te administrojmë Clopidogrel , Statine ( statinat nuk jepen për nivelin e lipideve ne gjak por jepen me shume si anti-inflamatore), Heparin (por qe duhet monitoruar PTT dhe trombocitet) ose LMWH (heparine me peshe molekulare te ulet dhe te monitorohen trombocitet pasi ekziston rreziku i HIT- trombocitopenia e shkaktuar nga heparinat dhe ne keto raste ndalohet heparina dhe zëvendësohet me Argatroban , Lepirudin etj).

Gjithashtu duhet monitoruar funksioni renal gjate përdorimit te heparinave pasi ne sëmundje kronike renale ato janë te kundra-indikuara.

Brenda 24-oreve duhet te japim beta-bllokues (Atenolol, Labetolol, Metoprolol etj gjithnjë duke u bazuar ne frekuencën kardiake por qe duhet administruar brenda 24 orëve.

Ndërkohë qe pacienti po shkon ne laboratorin e kateterizimit ne duhet patjetër ti administrojmë Eptifibatide apo Abciximab (2B/3A inhibitor).

Theksojmë qe Aspirina, clopidogrel, heparina/LMWH, Statinat, Beta bllokuesit ulin mortalitetin (vdekshmërinë).

Nëse nuk gjendet një qendër kateterizimi ne spitalin apo qendrën ku paraqitet pacienti atëherë me e mira është qe për “ te blere kohe te vyer” te përdoret tPA gjithmonë nëse nuk ka kundër indikacione për te dhe menjëherë te merren masa për transportimin me ambulance për ne qendrën me te afërt ku aplikohet kateterizimi. Kjo për arsyen e thjesht pasi kateterizimi është I domosdoshëm me qellim ri-vaskularimin koronar. Nëse përdoret tPA atëherë për 12-24-ore nuk duhen dhënë aspirin, clopidogrel apo heparina. Aspirina, clopidogreli apo heparina bëjnë parandalim te formimit te trombit por nuk e shkatërrojnë atë.

Menaxhimi i STEMI si urgjence është një sfide me vete dhe aq me tepër nëse pacienti do te kishte dhe probleme te tjera si COPD, DM, hipotension etj.

Nuk duhet harruar qe : enzima e pare ne gjak qe është e rritur gjate IM është Myoglobina por qe është shume jo-specifike. Me tej pas rreth 3-6 orësh rritet niveli i troponinave dhe pas 12-24 orësh rritet niveli CKMB. Ndërkohë qe troponinat rrinë te rritura për rreth 3-5 dite , CKMB rrinë te rritura për vetëm rreth 24 ore – dhe kjo ka rëndësi për “ongoing angina” pra angina qe vazhdon te zhvillohet dhe ne këtë rast kur pacienti pas stabilizimit , 1-2 dite pas vuan sërish nga angina atëherë ne gjak troponinat nuk kane vlere te bëhen pas rrinë te rritura dhe ne përdorim CKMB për te kuptuar nëse pacienti po bën sërish infarkt miokardi te ri , pra një re-infarkt. Kuptohet qe për një IM te ri me specifike janë Troponinat dhe ne re-infarkt me specifike janë CKMB.

2-NSTEMI
Ne këtë rast pacienti paraqitet me dhimbje anginoze por ne EKG nuk ka ngritje te ST ( >1mm ne >2 lidhje ) pasi këtu bllokimi nuk ka qene i menjëhershëm dhe miokardi ka pasur kohe për zhvillimin e kolateraleve dhe përshtatje me te mire ndaj zhbalancimit kërkesë/furnizim me O2.

Para se te bëjmë EKG duhet te administrojmë MONA.

Enzimat kardiake janë te rritura dhe pacienti është ne monitorim kardiak te vazhdueshëm, monitorim te tensionit arterial. Me tej behet administrimi I clopidogrel, LMWH/heparin dhe statinat dhe brenda 24 orëve beta-bllokues.

Nëse pacienti stabilizohet, pa dhimbje dhe enzimat normalizohen me tej kardiologu vendos te beje stres test ose kateterizim direkt.

Nëse pacienti vazhdon ne dhimbje anginoze pavarësisht mjekimit si dhe ndryshime progresive ne EKG atëherë kemi te bëjmë me “ongoing ischemia” pra ishemi e vazhdueshme progresive dhe menaxhimi behet sipas STEMI , pra duhet ven ne plan te pare kateterizimi.
ACE-I apo ARB janë te rëndësishëm dhe ulin mortalitetin kur EF
(fraksioni i hedhjes se gjaku është <45%) dhe mënyra me e sakte për t’u llogaritur EF është kateterizimi (dhe jo ECHO trans-torakale , ECHO trans-torakale është hapi I pare për te llogaritur EF , por jo me I sakti). ECHO trans-ezofageale është me invazive se ajo trans-torakale , por sërish si nocion për llogaritjen me te sakte te EF është kateterizimi kardiak (pavarësisht mundësisë dhe frekuencës se përdorimit te kësaj metode).

3-UA
Është një bllokim koronar I menjëhershëm qe ndodh edhe ne qetësi, pra një tromb bllokon një segment koronar ne befasi dhe qetësia nuk ja lehtëson dhimbjen pacientit. Është një urgjence pasi nëse nuk qetësohet me NTG etj atëherë IM mund te ndodhe . Këtu kemi klinike me dhimbje anginoze por pa ngritje te ST ne EKG dhe pa rritje te enzimave kardiake ne gjak.

Gjithsesi pacientit i behet MONA, clopidogrel, statins, heparin/LMWH , beta bllokues dhe ne varësi te ecurisë klinike gjykohet nëse permirësohet dhe monitorim ose përkeqësim dhe përgatitje për kateterizim.

Pra klinika është shume e ngjashme dhe mund te prezantohen njësoj UA , NSTEMI apo STEMI por me tej EKG dhe enzimat kardiake na dirigjojnë për diagnostikimin e sakte dhe menaxhimin e duhur.
Dyshimi diagnostik lidhet ngushte me paraqitjen klinike te pacientit (si me sipër), faktorët e riskut (DM, duhani, HTN, hiperlipidemite, dieta hiperkalorike, jeta sedentare, anamneza familjare apo sëmundje te tjera bashkëshoqëruese si SLE, Kawasaki, PAN etj si me poshtë te përmendura te cilat duhet te na vine ne mendje qe çdo situate te marre vlerësimin dhe seriozitetin dhe menaxhimin e duhur.

Diagnoza diferenciale për dhimbjen anginoze duhet bere për:
-Disekacion i aortes
-Embolia Pulmonare (PE )
-Refluksi Gastro Ezofagal ( GERD )
-Kostokondritet
-Pneumoni apo Pneumotorakse
-Gjendje anksioze
-Abuzimi me droga ( kokaine ) etj

Shkaku me i zakonshëm për CHF është SKA , me pas vijnë HTN
(sidomos i pa trajtuar), valvulopatite etj.

Me angine kuptojmë mungese O2 për miokardin , ndërsa me infarkt kuptojmë ind miokardi I vdekur ne bllokimin koronar respektiv.
Sa me sipër u diskutua SKA nga ateroskleroza dhe komplikime te saj brenda koronareve (DM është armiku kryesor), por gjithashtu janë dhe shkaqet te tjera qe shkaktojnë SKA pa praninë e aterosklerozes si psh:

-SLE (Lupusi Eritematoz Sistemik)
-PAN (Poliarteriti Nodoz)
-Arteriti Takayasu
-Kawasaki Disease (sindroma e limfonodujve mukokutan) qe mund te shkaktojë IM ne fëmijët e vegjël dhe sëmundja e vetme qe indikohet përdorimi i Aspirines te fëmijët e vegjël . Mjekimi është Aspirin dhe Imunoglobulina.
-Angina Prinzmetal
-Abuzimi me Kokaine
-Miksoma atriale
-Trombe atriale apo ventrikulare
-Policitemia Vera
-Thrombocitoza apo koagulopati te lindura
Pas stabilizimit te pacientit me SKA I vjen radha monitorimit për komplikacionet e mundshme (ku me vdekje-prureset janë aritmite) dhe rehabilitimi kardiak. Mbeten për tu diskutuar ne një te ardhme te afërt. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Si mund të ndalet osteoporoza
Lamtumirë dentist! Ja si ti zbardhi dhëmbët tuaj menjëherë
Kanceri i mushkërive, shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri në SHBA
Prostatiti, shenjat dhe trajtimi
Shtoni pak kripë në shampoo dhe shihni rezultatin e pabesueshëm!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media