Home Shëndetësi
Kjo ndodh kur rregulloni qëndrimin
Qendrimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e stilit të shëndetshëm të jetës. Megjithatë, është një detaj që shpesh injorohet.

Një posturë e drejtë ka shumë më shumë përfitime sesa mund të mendohet. Nëse nuk jeni në dijeni të tyre, lexoni më poshtë se çfarë ndodh kur më në fund filloni të mbani trupin drejt:

Më shumë energji
Mbajtja e trupit drejt i jep mundësi diafragmës të punojë më mirë dhe nga kjo ju merrni frymë më lehtësisht, pa mundim. Kur kërruseni, ju po pengoni kafazin e kraharorit të zgjerohet. Kjo më pas çon në kompresimin e diafragmës dhe uljen e kapacitetit të mushkërive duke e bërë procesin e frymëkëmbimit të duket jo natyral. Postura e drejtë rregullon edhe rrjedhjen e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit e ju mban energjikë.

Digjni më shumë kalori
Postura e mirë përmirëson qarkullimin dhe lejon të merrni më shumë oksigjen. Kështu stërvitja bëhet më e thjeshtë pasi me një trup të drejtë ju i performoni më mirë lëvizjet që djegin kalori. Përkthimi: më pak dhimbje dhe më shumë masë.

Më pak dhimbje koke
Nëse keni dhimbje koke të rregullta gjasat janë që vjen nga qëndrimi i keq. Dhimbja e kokës që vjen nga tensioni zakonisht shkaktohet nga një qafë e shtrënguar, pjesa e sipërme e shpinës e kontraktuar apo shtrëngim i nofullave. Kur koka apo shpatulla mbahen të përkulura përpara zakonisht kjo shkakton dhimbje koke. Për të reduktuar dhimbjen e kokës, përpiquni që veshët të jenë gjithmonë në të njëjtën vijë me shpatullat. Më pas, largoni shpatullat mbrapa sikur po fusni diçka në xhepat e pasme të pantallonave.

I jepni pushim artikulacioneve
Kur keni një posturë të keqe, si për shembull përkulja e kokës poshtë, ju ngarkoni me stres nyjet rreth shpatullave, qafës dhe muskujt aty pranë, e kjo çon në dëmtim dhe dhimbje. Studimet thonë se për çdo tre cm që përkulim kokën, shtyllës kurrizore i shtojmë katër kg barrë. Një tjetër qëndrim i keq që dëmton shtyllën kurrizore është edhe nxjerrja e kockës së legenit përpara. Kjo gjithashtu e streson shtyllën kurrizore dhe shkakton dhimbje mesi. Nëse rrijmë drejt, pasha te nyjet balancohet duke reduktuar rreziqet e shtypjes apo dëmtimit.

Stresoheni më pak
Një studim i fundit sugjeron se mbajtja e trupit drejt mund të jetë një mekanizëm rikuperimi ndaj stresit. Sipas një eksperimenti të kryer me dy grupe që kryenin detyra stresuese, ata që i kryen këto detyra duke mbajtur trupin drejt u ndjenë entuziast, të fortë dhe të lumtur, ndërsa grupi tjetër e përshkroi eksperiencën si passive, të qetë, nervoze, të frikshme etj. Me pak fjalë, kur trupi juaj nuk është poziconuar siç duhet, çorodit hormone dhe sistemin nervor, duke ngacmuar kështu gjendjen tuaj emocionale.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Lind aplikacioni për të sëmurët me sklerozë
Perdorni limon kundër gurëve në veshka
Mitet që duhen rrëzuar mbi kancerin
Cigarja në mëngjes është më e rrezikshme se sa e kishit menduar
Shmangni kancerin në zorrën e trashë duke eliminuar këto ushqime

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media