Home Shëndetësi
Tumoret gjinekologjike, 5 simptoma që një femër s’duhet t’i nënvlerësojë
Vajzat dhe gratë priren që ti nënvlerësojnë sinjalet e para të alarmit që organizmi i’u dërgon, në rast të një tumori gjinekologjik, i cili shfaqet në pjesët intime të trupit.

Kjo gjë ndodh, ndoshta sepse i ngatërrojnë me simptoma të tjera, apo thjeshtë sepse i nënvlerësojnë.

Është e provuar shkencërisht se arma më efikase kundër një tumori, është diagnoza e hershme dhe kontrolli tek një specialist.

Departamenti për parandalimin dhe kontrollin e kancerit në SHBA, “Centers of disease control and prevention”, ka publikuar një studim të fundit në revistën shkencore “Family Practice”, lidhur me sinjalet që jep tumori gjinekologjik dhe që nuk duhen nënvlerësuar.

-Dhimbje shpine ose barku;

-Djegie vaginale;

-Ndjesi lodhje;

-Fryrje;

-Nevojë për të urinuar më shpesh se zakonisht.

Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën nën vëzhgim 132 gra me moshë nga 40 deri në 60 vjeç në Chicago, New York, Miami dhe Los Angeles, të cilat u pyetën me anë të një pyetësori, që të tregonin se cilat ishin simptomat e qarta të një kanceri gjinekologjik dhe kur e konsideronin të nevojshme për t’iu drejtuar mjekut, shkruan noa.al.

Rezultoi se shumica e tyre i neglizhonin problemet si dhimbja e shpinës apo e barkut, lodhje, apo shqetësime të lidhura me aparatin riprodhues.

Ato deklaruan se i drejtoheshin mjekut vetëm kur kishin ndryshime të ngjyrës së sekrecioneve apo ndryshime në cikël, duke i lidhur shpesh me simptoma të menopauzës.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Lind aplikacioni për të sëmurët me sklerozë
Perdorni limon kundër gurëve në veshka
Mitet që duhen rrëzuar mbi kancerin
Cigarja në mëngjes është më e rrezikshme se sa e kishit menduar
Shmangni kancerin në zorrën e trashë duke eliminuar këto ushqime

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media