Home Shëndetësi
Arsyeja përse duhet ta lini çajin të ftohet përpara se ta pini
Një gotë çaji e ngrohtë në këto ditë të ftohta dimri jo vetëm që të shijon, por është ndonjëherë edhe e nevojshme.

Megjithatë, sipas një studimi të fundit, çaji i nxehtë rrit mundësitë për t’u prekur nga kanceri i ezofagut. Ky lloj kanceri shkaktohet zakonisht nga dëmtimi i vazhdueshëm i ezofagut si pasojë e konsumimit të cigareve, alkoolit dhe lëngjeve të nxehta.

“?aji i nxehtë mbi temperaturën 65 gradë celcius, kontribuon në shfaqjen e këtij kanceri, kur shoqërohet edhe nga pirja e cigareve e alkoolit”, është shprehur për “Telegraph” profesori i departamentit të epidemologjisë dhe biostatistikës në Universitetin Peking, Jun Lv.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij studimi janë zbuluar edhe normat e lejueshme të pirjes së alkoolit apo duhanit, që të mos kalohet në rrezik për shfaqjen e kancerit të ezofagut. Sipas këtij rezultati, konsum i tepërt cilësohet pirja e 20ml ose më shumë alkool në ditë që barazohet me një gotë birre 350 ml dhe pirja e një a më shumë cigareve në ditë.

Kështu, pirja e lëngjeve shumë të nxehta e bën ezofagun e një njeriu më të dobët ndaj agjenteve kancerogjenë si alkooli dhe duhani, prandaj mjekët rekomandojnë që të lihet pak çaji për të ftohur përpara se ta pini.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Duar dhe këmbë gjithnjë të ftohta? Sëmundjet që mund të keni
Sëmundjet që rrezikoni nëse nuk i lani duart pasi zbrisni nga autobuzi
Gjithnjë e më shumë antibiotikë, ekspertët të alarmuar nga pasojat
Pini këtë çaj dhe shpëtoni nga gurët në veshka dhe dhimbjet e nyjeve
Hani këto ushqime dhe mbani larg diabetin, infarktin dhe kancerin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media