Home Shëndetësi
Çfarë është paraliza e gjumit dhe kur ndodh?
Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur na ze gjumi ose kur sapo zgjohemi.

Ajo është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jemi zgjuar, pra truri jonë është zgjuar kurse trupi jo.

Sipas studimeve paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar e tregojnë si një eksperiencë shumë të keqe.

Ajo mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit dhe s`ka asgjë të keqe, por nëse ajo bëhet e shpeshtë duhet të kërkohet ndihma e psikologut.

Stresi është faktori kryesor që e shkakton atë dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme.

Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një eksperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxisin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, ku kanë kontroll.

Por, nëse vuani nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat iu ndihmojnë ta shmangni:

1.Të shmangni stimulantët e gjumit

2.Nuk duhet të shikoni televizor gjatë përpara se të flini

3.Mos përdorni celularin para gjumit

4.Të shmangni gjumin gjatë ditës

5.Mos flini të kthyer në shpinë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pse nuk duhet të mbajmë urinën për një kohë të gjatë
Kjo është sëmundja më e përhapur në planet
Kini kujdes! Këto 7 gabime në përditshmëri po ju shkatërrojnë veshkat
Duket e pabesueshme, por shkencëtarët gjejnë një mrekulli brenda hundës së njeriut
Mos e çoni kurrë ndërmend të përdorni piskatore në këto pjesë të trupit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media