Home Shëndetësi
Parandalon infarktin: Kjo pije është burim i shëndetit për krejt organizmin
Shtypja e lartë e gjakut paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për infarkt dhe pikën në tru, por shkencëtarët zbulojnë se vetëm një gotë i pijes si kjo mundet të ulë shtypjen e lartë të gjakut.

Shumica pëlqejnë të kënaqen me shijen unike të kefirit, por pak e dinë se ky lëng është i shëndetshëm për krejt organizmin.

Kefiri sidomos ka ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve dhe përmirëson tretjen, por studimet e fundit zbulojnë se është i shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tashmë është dëshmuar se njerëzit me çekuilibërmakrobiotik në zorrë kanë më shumë rrezik të preken nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë që kishin shtypje të lartë të gjakut dhe për 9 javë ju kishin dhënë kefir.

Ishte dëshmuar se kefiri ua kishte ulur shtypjen e gjakut. Po ashtu, kefiri me ndihmën e baktereve të mira që përmban pakëson inflamacionet në sistemin nervor, e ekspertët po ashtu theksojnë se konsumimi i tij zbut efektet e dëmshme që ushqimi i njelmët ka te pacientët nga shtypja e lartë e gjakut.

Dërgoja mikut në:

Bobaj
e Martë 15 Maj 2018, Ora 13:06
Pse nuk u tregoni njerzve se kefiri ka alkohol!!!?
Shkruani komentin tuaj!
 
Sekreti për të qenë në formë edhe kur plakeni!
Nëse dëshironi të flini më mirë, atëherë shmangni këto zakone
Këmbët ju vijnë aromë të keqe? Ja si t'a eliminoni!
Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit
Kjo është vitamina e cila forcon shëndetin kardiovaskular

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media