Home Shëndetësi
Ja cilat janë dobitë e agjërimit!
Agjërimi është një obligim fetar, i cili ka dobi të shumta shëndetsore.

Agjërimi është një mënyrë e mirë për të eleminuar toksinat dhe helmet nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak, gjithashtu krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin.

10 dobitë më të rëndësishme të agjërimit janë:

Agjërimi rrit detoksifikimin
Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv, të cilët më pas kthehen në toksiona në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura. Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra, të cilat digjen gjatë agjërimit. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

Agjërimi pushon sistemin e tretjes
Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes.

Agjërimi zgjidh problemet inflamatore
Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi.

Agjërimi ul sheqerin në gjak
Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

Agjërimi rrit zbërthimin e yndyrës
Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut
Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen.

Agjërimi nxit humbjen e peshës
Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

Agjërimi nxit dietë të shëndetshme
Agjërimi është një mëyrë e mirë për të ulur dëshirën për ushqime të përpunuara, duke i dhënë një rëndësi të veçantë ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

Agjërimi rrit imunitetin
Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive
Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mënyrat më të thjeshta për të rritur hemoglobinën në gjak
Cila është bima çudibërëse që shëron kaq shumë sëmundje
Mos i mërzisni të vegjëlit tuaj me ilaçe, mënyra natyrale për të larguar kollën
Nëse doni që brokolit t’i merrni vitaminat, mësoni ta zieni siç duhet
Shmangeni, kjo pjesë e mishit të pulës shkakton ciste

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media