Home Shëndetësi
Ndjeni shije të hidhur në gojën tuaj? Bëni kujdes
Ushqime të caktuara mund të na lënë një shije të hidhur në gojë, por duhet të dini se këto të fundit nuk janë shkaku i vetëm. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, ndaj Living më poshtë do të rendësisë të gjitha arsyet, përse në gojë keni një shije të hidhur.

Duhanpirja

Ekspertët thonë se pirja e duhanit mund të dëmtojë receptorët e gjuhës duke na e bërë më të vështirë shijimin. Për më tepër, duhanpirja mund të lërë të gjitha llojet e shijeve të pakëndshme në gojën tuaj, duke filluar nga e hidhura deri tek ajo metalike.

Thithja e Kimikateve

Tymi i duhanit nuk është i vetmi që mund të lërë shije të hidhur në gojë, por edhe kimikatet si benzeni, benzinës dhe pluhurit të gomës gjithashtu mund të shkaktojë këtë problem. Pra të ekspozuarit ndaj këtyre lëndëve është përgjegjëse për shijen e hidhur.

Higjiena orale

Nëse prej disa ditësh nuk i lani dhëmbët, gjuha juaj do të mbulohet nga mbetje, qeliza të vdekura dhe baktere. Kjo mund të jetë një tjetër arsye përse fryma juaj nuk është e freskët dhe në gojë keni shije të hidhur

Refluksi Acid

Nëse vuani nga zbaticat e acidit me shumë mundësi këto të fundit do t’ju lënë në gojë një shije aspak të këndshme. Ju mund të ndjeni djegie stomaku dhe shqetësime të aparatit tretës. Kjo shije e hidhur është për shkak të ngjitjes së acideve të stomakut dhe përmbajtjeve të tjera të stomakut deri në ezofag, fyt dhe gojën tuaj.

Dehidratim

Për të shmangur problemin, sigurohuni që të pini shumë lëngje gjatë ditë. Ekspertët rekomandojnë që të pini rreth 8 gota ose ujë çdo ditë për të shmangur dehidratimin.

Shtatzënia

E fundit por jo më pak e rëndësishme, nëse jeni shtatzënë me shumë gjasa mund të ndjeni një shije të hidhur në gojë. Kjo është krejtësisht normale për shkak të mosbalancimit hormonal.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E përdorni shpesh gjatë gatimit, bizelja ju shpëton nga kanceri
Turbekulozi shkakton panik në Durrës
Harrojini ilaçet, mënyra më e mirë për të ulur temperaturën
Si ta kuptoni nga shtëpia nëse jeni anemikë
Dietë me lëng limoni (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media