Home Shëndetësi
Tri shenjat e sulmit në tru
Simptomat e sulmit në tru mund të përshkruhen me katër fjalë: Fytyra, dora, të folurit dhe koha (thirrja e emergjencës)

Sulmi në tru është serioz prandaj edhe kërkon vëmendjen dhe ndërhyrje urgjente, sipas NHS.
Kjo situatë krijohet për shkak të mosfurnizimit të trurit me gjak. Simptomat paraqiten që nga fytyra juaj deri te gjymtyrët. Edhe ato varen nga pjesa të cilën e ka prekur truri.

Një prej shenjave të para është shtrëngimi i fytyrës, ku personi i prekur nuk mund të buzëqesh në njërën anë.


Simptoma tjetër është që nuk mund t’i mbajë duart të ngritura për shkak të dobësisë ose mpirjes së tyre. Pastaj vjen pengesa në të folur, ku personi i prekur nuk mund të flasë pavarësisht se është zgjuar.

Nëse paraqiten shenjat e mësipërme, atëherë nuk duhet të kaloni më shumë se pesë minuta që të thirrni emergjencën, qoftë ju vet, apo qoftë që këtë ta bëjë dikush tjetër për ju.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Si të ruheni, cilat janë simptomat e abortit spontan
Kurrë mos e përdorni këtë dietë
Meshkujt që kanë këtë shqetësim, rrezikojnë të vdesin nga kanceri
Ky frut vret qelizat kancerogjene
E shkakton celulari, kjo sëmundje është e frikshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media