Home Shëndetësi
Meshkuj, hani sa më shumë fruta të thata
Rezultatet e një studimi treguan se konsumimi i rregullt i frutave të thata përmirëson spermën tek meshkujt.

Burrat që konsumuan rreth dy grushta fruta të thata mikse (bajame, arra dhe lajthi) përditë për 14 javë rresht, shkencëtarët zbuluan, se kishin rritje të qelizave ‘notuese’ të spermatozoidëve.

Studimi vjen në një kohë kur fertiliteti mashkullor ka rënë në botën perëndimore, si pasojë e ndotjes, tymrave dhe dietave ushqimore.

Kërkimet thanë se evidencat janë gjithnjë në rritje se një dietë e mirë mund të rrisë mundësitë për ngjizje.

Rreth një në 7 çifte kanë vështirësi të bëhen me fëmijë dhe rreth 40-50% e rasteve të infertilitetit u atribuohen meshkujve.

Shkencëtarët ndanë në dy grupe 199 meshkuj të shëndetshëm në moshat nga 18 në 35 vjeç:

Grupit të parë i shtuan 60 gramë fruta të thata në ditë në dietën e tyre.

Grupi i dytë nuk bëri asnjë ndryshim nga dieta e tyre normale.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti studimet e mëparshme që tregojnë se një dietë e pasur me omega 3, antioksidantë, vitaminë B dhe acid folik, rrisin fertilitetin.

Frutat e thata përmbajnë shumë vlera ushqimore të tilla si dhe të tjera akoma.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A skadojnë vërtetë ilaçet?
Mësoni nivelin e proteinave që duhet të keni në trup
Mënyrat më të mira për të shëruar kollën
Ky ushqim po merr mjaft gra më qafë prej kancerit të gjirit
E konfirmuar: Proshuta dhe salçiçet shkaktojnë kancer

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media