Home Shëndetësi
10 përdorimet e tjera çudibërëse të aspirinës
Ky ilaç që quhet mrekulli mjekësore, në fakt u zbulua falë pemës së shelgut. Por, përveçse për të qetësuar dhimbjet, aspirinën mund ta përdorni “gjithkund”…

Edhe pse aspirina konsiderohet mrekulli mjekësore, ky ilaç e ka prejardhjen nga shelgu, i cili është përdorur si lehtësues i dhimbjeve për të paktën 6.000 vitet e kaluara.

Aspirina që e njohim sot, ka filluar të përdoret kur shkencëtarët ishin duke ekstratuar dhe pastruar përbërësin aktiv në shelg – salicin dhe kështu u zbulua efekti madhor i këtij përbërësi.

Në traktin tonë të tretjes, salicini thyhet në acid salicilik, i cili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes dhe inflamacionin, transmeton SuperShendeti.

Aspirina ishte krijur si version më pak acidik, i acidit sintetik salicilik.

Në fakt, dhimbja është e domosdoshme, pasi që vepron si paralajmërues i rrezikut, megjithatë është e panevojshme për ne të durojmë dhimbjen e vazhdueshme, sapo rreziku i një lëndimi të ketë kaluar.

Disa dhimbje nuk janë si rezultat i ndonjë lëndimi dhe janë të pashmangshme, siç janë menstruacionet apo dhimbjet e kokës.

Aspirina funksionon duke u kapur në molekula, të cilat i dërgojnë sensacionet e dhimbjeve në tru, për ta paralajmëruar për lëndimin.

Si rezultat i kësaj, truri regjistron më pak dhimbje, e gjithashtu ka më pak veprim të inflamacionit.

POR, përtej përdorimit të aspirinës kundër dhimbjeve, ekspertët e shëndetit të gazetës “Super Shëndeti”, na njohin edhe me efekte të tjera të mrekullueshme të aspirinës për bukurinë, stilin e jetesës etj.

Ne po i sjellim për të gjithë ju 10 përdorimet fantastike të aspirinës …


1. TRAJTON AKNET DHE PUÇRRAT

Aspirina mund të zvogëlojë shfaqjen e akneve dhe puçrave, të cilat zbehin bukurinë e fytyrës tuaj.

Acidi salicilik në aspirinë ndihmon në reduktimin e puçrrave dhe akneve, duke hequr yndyrën dhe qelizat e vdekura të lëkurës që i bllokojnë ato.

Gjithashtu ndihmon në reduktimin e inflamacionit, skuqjes dhe dhimbjes, tre simptoma të zakonshme të çrregullimeve të lëkurës.

– Shtypni 2 ose 3 tableta të aspirinës dhe trazojeni me pak lëng limoni, ose thjesht shtoni ujë për të formuar një pastë.

Aplikojeni atë tek puçrrat apo aknet.

Lëreni atë për disa minuta para se ta lani tërësisht.

Kjo metodë është e mjaftueshme një herë në ditë.


2. HEQ ZBOKTHIN

Shumë njerëz kanë probleme me zbokthin.

Nëse keni zbokth dhe dëshironi ta hiqni qafe atë plotësisht, provoni aspirinën.

Siç e thamë, aspirina përmban acid salicilik që ndihmon në kontrollimin e zbokthit, duke lyer skalpin e kokës.

Acidi salicilik largon lëkurën e thatë nga koka juaj, kështu që zbokthi hiqet kur ju lani flokun tuaj.

– Shtypni 2 ose 3 aspirina, derisa të bëhet pluhur dhe përziejeni me pak shampo.

Lani flokët me këtë përzierje, duke e masazhuar atë në kokën tuaj.

Lëreni atë për 5 minuta, pastaj shpërlajeni dhe lani flokët përsëri me shampo.

Përsëriteni 1 ose 2 herë në javë.

– Ndryshe, ju mund tresni 2 aspirina në 1 lugë gjelle me uthull të bardhë.

Masazhoni përzierjen në kokën tuaj.

Lëreni për 30 minuta, pastaj lani tërësisht flokët tuaj.

Përdoreni këtë trajtim dy herë në javë.


3. TRAJTON QIMET QË RRITEN NËN LËKURË

Një qime e hyrë nën lëkurë shkakton shumë shqetësime, të cilat mund t’i trajtoni me aspirinë.

Acidi salicilik në aspirinë pastron lëkurën e vdekur për të liruar qimen e dëmtuar.

Vetia e saj anti-inflamatore mund të ndihmojë në reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit.

Ajo gjithashtu mund të trajtojë dhe parandalojë një infeksion të lehtë.

– Shkrini 2 ose 3 tableta të aspirinës, në 1 lugë çaji me ujë të ngrohtë, derisa të formojë një përzierje ngjitëse.

Shtoni 1 lugë çaji mjaltë në përzierje.

Aplikojeni përzierjen në zonën e prekur.

Lëreni atë për 10 minuta.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe butësisht, duke masazhuar lëkurën në zonën përreth qimes.

Përdoreni këtë ilaç një ose dy herë në javë, sipas nevojës.


4. TRAJTON GUNGAT NË HUNDË

A e keni vënë re disa njerëz që kanë si gunga të vogla në hundë, që mund të ngatërrohen edhe me puçrat apo nishanet?

Por në fakt ato janë GRANULOMA ANULARE, që do të thotë dermatozë kronike inflamatore e lëkurës.

Manifestohet me kruarje të lehtë.

Shkaktari nuk dihet me saktësi, por ndërlidhen reaksione alergjike të medikamenteve, diabeti dhe reumatizma.

Gunga e ngritur, e skuqur, zakonisht zhvillohet për shkak të infeksionit dhe përfundimisht, mund të çojë në dëmtime të indeve.

Vetitë anti-inflamatore të aspirinës do të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes, skuqjes dhe acarimit të lëkurës të shkaktuar nga granuloma apo gunga.

– Trazoni 4 tableta të aspirinave me pak ujë, për të bërë një pastë.

Aplikojeni në gungë dhe lëreni atë gjatë gjithë natës.

Shpëlajeni atë mëngjesin e ardhshëm.

Bëjeni këtë gjë në mënyrë të përditshme, për disa ditë rradhazi, derisa të pastrohet infeksioni.


5. REDUKTON KELOIDET

Aspirina gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e madhësisë së keloideve (ënjtje në shenjat që lënë prerjet e ndryshme në lëkurë) dhe të ndihmojë në zbehjen e plagëve, në sajë të përmbajtjes së acidit salicilik.

Aspirina ndihmon në heqjen e shtresës shtesë të proteinës së keratit në lëkurë.

Ky ilaç vepron më mirë në keloidët e sapoformuar, me kalimin e kohës, ata bëhen më të vështirë për t’u trajtuar.

– Përzieni 4 tableta aspirine në pak lëng limoni, për të marrë një pastë.

Aplikojeni atë në zonën e prekur.

Lëreni atë për të paktën 20 minuta, derisa pasta të thahet plotësisht.

Shpërlajeni dhe aplikoni pak vaj ulliri pak për të zbutur lëkurën, ideale do të ishte vaj nga Vitamina E.
Bëjeni këtë dy herë në ditë për disa javë.


6. LARGON KALLOT NGA KËMBËT

Aspirina gjithashtu mund të zbusë kallot, si edhe lythat.

Duke qenë një produkt i butë, ajo mund të ndihmojë për të hequr qafe qelizat e lëkurës së vdekur dhe të mbani këmbët të buta për të parandaluar formimin e kallove dhe lythave.

– Përgatisni një përzierje me 3 aspirina të grimcuara, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë ujë.

Ngrohni një copë rrobe në mikrovalë dhe zhyteni në përzierjen e përgatitur.

Vendoseni në zonën e prekur.

Pas 10 minutash, fërkoni gjithë këmbën tuaj me limë ose furçë.

Përsëriteni procesin një herë në ditë për disa ditë derisa kallot tuaja të bëhen super të buta.


7. LARGON KAFSHIMIN E MUSHKONJAVE DHE INSEKTEVE

Nëse jeni kafshuar nga mushkonjat apo insektet e tjera, aspirina mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.

Aspirina ka veti të forta anti-inflamatore që mund të ndihmojnë efektivisht në ënjtjen e shkaktuar nga mushkonjat dhe kafshimet e insekteve tjera .

Mund të ofrojë edhe rehati për skuqjen e lëkurës dhe ndjesinë e djegies të shkaktuara nga kafshimet e insekteve.

– Bluani disa aspirina derisa të bëhen si pudër.

Shtoni disa pika ujë për të bërë një pastë.

Aplikoni pastën në zonën e prekur dhe e lëreni atë për disa orë. Shpërlajeni me ujë të vakët.

– Për kafshimet e vogla, lagni lëkurën e prekur dhe fërkoni një aspirinë mbi pickim.


8. TRAJTON PICKIMET E BLETËS DHE GRERËZËS

Aspirina është një trajtim shumë i efektshëm i bërë në shtëpi për pickimet e bletëve ose grerëzave.

Ndihmon në neutralizimin e helmit për shërim të shpejtë nga simptomat.

Përveç kësaj, vetia e saj anti-inflamatore ndihmon në kontrollin e dhimbjes dhe ënjtjes.

– Merrni 2 ose 3 aspirina.

Shtoni disa pika uji për të tretur tabletat dhe për të formuar një pastë të hollë.

Aplikojeni atë në zonën e prekur dhe lëreni që të thahet.

Shpërlajeni me ujë të vakët.

Përsëriteni sipas nevojës.


9. ZGJAT FRESKINË E TUFAVE ME LULE

Lulet e prera të vendosura në një vazo kanë një jetë mjaft të shkurtër dhe kanë tendencë të fishken shpejt.

Kjo ndodh për shkak se lulet fillojnë të prodhojnë gazin etilen, teksa ato ngadalë prishen.

Ju duhet të ndryshoni lulet shpesh për të ruajtur bukurinë e vazos tuaj.

Për të ruajtur freskinë e luleve të prera, ju mund të përdorni aspirinë pasi ndihmon në uljen e pH të ujit.

Kjo hile punon veçanërisht mirë në trëndafila!

– Shtoni disa tableta të grimcuara në një vazo me ujë .

Pastaj, rregulloni lule të prera sipas dëshirës tuaj.

Ndryshoni ujin në vazo herë pas here për disa ditë.


10. ASPIRINA PËR TË HEQUR NJOLLAT NGA RROBAT

Nëse keni njolla djerse, kafeje, çaji ose ngjyrë në rrobat tuaja, ju mund ta hiqni qafe njollën plotësisht duke përdorur aspirinë.

Aspirina mund të heqë njollat dhe pullat nga pëlhurat në mënyrë efektive, si pastruesit e njollave të pëlhurave të reklamave.

– Shtypni 2 ose 3 aspirina derisa të bëhet si pudër.

Përziejeni pluhurin në ½ filxhan me ujë të ngrohtë.

Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në përzierje për 2-3 orë.

Pastaj, lani rrobën tuaj në lavatriçe si zakonisht.

Nëse është e nevojshme, përsëriteni prapë.

Për të hequr njollat e vështira, shtoni dhe pak sodë buke në përzierje, para se ta aplikoni atë në pëlhurë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mrekullia boronicë dhe vetitë e saj kuruese
Hithra, kjo mbretëreshë e bimëve popullore kurative
Mos kini më frikë nga sëmundjet e trashëgueshme, si t'i shmangni
"Kam diçka në sy", mjekët shtangen nga ajo që gjejnë
Mjaltë me hudhra për melçi të pastër dhe të shëndetshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media