Home Shëndetësi
Receta me panxhar që dhe dardhë që lufton diabetin dhe aneminë
Jeni anemik

Jeni diabetik?

Apo vuani nga anemia, por ndërkohë jeni edhe diabetik – problem i dyfishtë?

Po, vërtet, një problem i dyfishtë dhe i vështirë, por që kurën trajtuese e kanë të njëjtë.

Bëhet fjalë për një recetë mjekuese me bazë panxharin dhe dardhat, por që ka efekt kurues për të dyja sëmundjet njëkohësisht.

Panxhari, siç edhe kemi shkruar herë të tjera në gazetën “Super Shëndeti” është i pasur me minerale dhe forcon enët e gjakut, është tejet i rekomanduar nga çdo mjek për pacientët me anemi.

Ndërsa dardha, përveç mineraleve dhe vitaminave që përmban, ka edhe sasi të mëdha të fibrave bimore, të cilat përshpejtojnë tretjen.

Dardha gjithashtu përmban shumë pektinë, që stabilizon nivelin e glukozës në gjak. Por kjo recetë ka edhe disa komponime shtesë, të cilat ndihmojnë pacientët me diabet që të mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe paralelisht, të mposhtin aneminë.


PËRBËRËSIT:
– 500 gr panxhar të kuq,

– 50 ml uthull balsamike,

– gjysmë luge të vogël piper të bardhë,

– 150 gr dardha,

– 50 gr xhelatinë boronice (blihet e gatshme, ose bëjeni vetë),

– një lugë qull mielli me krunde,

– një lugë sheqer,

– pak kripë.


PËRGATITJA:
Panxharin lajeni, qërojeni dhe priteni në feta të holla.

Në tenxhere hidheni uthullën, çerek litri ujë, marinoni me kripë dhe piper, shtoni panxharin dhe zieni në zjarr të lehtë.

Ndërkaq, lani dardhat, qëroni, hiqjani farat dhe pritini në feta.

Para se panxhari të zbutet tërësisht, shtoni dardhat dhe zieni edhe dhjetë minuta.

Para se ta shërbeni, përzieni shumë shumë mirë qullin e miellit me krunde me 2 lugë ujë dhe me xhelatinën e boronicës, shtojani panxharit dhe përzieni derisa të dendësohet pak.

Sipas dëshirës hidhni edhe pak uthull balsamike dhe piper të bardhë.

Në vend të uthullës balsamike, mund të përdorni edhe uthullën e mollës, por të jetë e bërë vetë, jo e blerë në supermarket.

– Konsumojeni 3 lugë gjelle në ditë, para se të ushqeheni.

Pasi të mbarojë masa e përgatitur, realizojeni nga e para.

Mund ta përdorni në kohë të gjatë, me javë të tëra ose muaj, sepse nuk ka efekte anësore.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mrekullia boronicë dhe vetitë e saj kuruese
Hithra, kjo mbretëreshë e bimëve popullore kurative
Mos kini më frikë nga sëmundjet e trashëgueshme, si t'i shmangni
"Kam diçka në sy", mjekët shtangen nga ajo që gjejnë
Mjaltë me hudhra për melçi të pastër dhe të shëndetshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media