Home Shëndetësi
A e dini se njerëzit që nuk i lajnë këmbët në dush bëjnë një gabim të madh?
Një sasi e madhe djerse gjatë ditës mund të prodhohet vetëm nga këmbët tona, pasi ato kanë rreth 250,000 gjëndra djerse!

Dhe e kombinuar me bakteret që jetojnë mbi to, kjo krijon një erë mjaft të keqe. Larja e këmbëve jo vetëm që ndihmon në heqjen e aromës, por gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.

Larja e këmbëve është shumë e rëndësishme për këto arsye:

Ndihmon për të larguar erën e tyre.
Larja e rregullt dhe siç duhet e këmbëve ndihmon në heqjen e papastërtive, në zhdukjen e qelizave të vdekura të lëkurës, si dhe të djersës që grumbullohet gjatë ditës. Shpëlarja e tyre thjesht me ujë nuk do të bëjë asgjë, pasi shumica e këtyre gjërave do të qëndrojnë atje.

Pastrimi shtesë ndihmon në parandalimin e infeksioneve.

Këmbët tona janë më të ndjeshme ndaj infeksionit se sa pjesët e tjera të trupit, dhe bakteret që i mbulojnë ato mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të inflamacionit. Fërkimi i këmbëve ju ndihmon për të shfuqizuar të gjitha shtresat e panevojshme të lëkurës së bashku me mikrobet dhe për të parandaluar zhvillimin e gjërave të tilla si kërpudhat, lythat dhe kallot. Dhe kjo procedurë e thjeshtë është super freskuese.

Zvogëlon dhimbjen e kockave.

Rezulton se mund të ketë një lidhje midis lëkurës së fortë të këmbëve tona dhe problemeve me gjunjët, ijet dhe shpinën. Ndërsa lëkura e panevojshme e vdekur nuk hiqet nga këmbët, ajo mblidhet dhe bëhet më e trashë. Kjo mund të çojë në ndryshime në ecje dhe më vonë mund të ndikojë tek nyjet, këmbët, kockat e shpinës dhe muskujt. Si rezultat, mund të ndjeni siklet gjatë lëvizjes.

Përmirëson qarkullimin e gjakut.
Teksa lani dhe pastroni këmbët, mos harroni t’i masazhoni, sepse kjo nxit qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i dobët i gjakut shkakton mungesë të oksigjenit dhe kufizon muskujt të rriten dhe të zhvillohen.

Mund të ndalojë që thoi i gishtit të madh të këmbës të rritet nën lëkurë.

Ekzistojnë disa arsye përse thonjtë mund të rriten nën lëkurë, si përdorimi i këpucëve të ngushta ose thonj të prera keq. Por këmbët e djersitura dhe të pista mund të nxisin gjithashtu këtë proces të pakëndshëm. Kur gishtat e këmbëve janë vazhdimisht të djersitur, lëkura në skaje bëhet e butë, gjë që e bën më të lehtë që thonjtë të rriten nën lëkurë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Jeni të shqetësuar nga rënia e madhe e flokëve? Mësoni si mund t'a parandaloni atë
Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t'a konsumuar gjithë familja
Zbuloni si të humbisni peshë nëpërmjet yndyrnave të shëndetshme
Mund të shkaktojnë reaksion e djegie të lëkurës, pse s'duhet të përdorni letra të lagura
Pse nuk duhet të këndoni me zë të lartë gjatë pandemisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media