Home Shëndetësi
2 metoda efektive si të kuroni infeksionet kërpudhore të gishtave të këmbës
Athlete’s Foot është një infeksion kërpudhor që zakonisht shfaqet në zona të lagështa dhe të ngrohta. Kërpudhat, e njohura si Tinea pedis, rriten midis gishtërinjve e ndonëse nuk është një problem që vendos në rrezik serioz shëndetin tonë, është mjaftueshëm shqetësues. Simptomat e këtij infeksioni kërpudhor përfshijnë djegien, kruajtjen dhe acarimin e lëkurës.

Si ta parandaloni këtë infeksion:

1. Thajini këmbët mirë pas dushit ose pas çfarëdolloj kontakti me ujin, prsh në pishina.

2. Ndërrojini shpesh peshqirët nëse dyshoni për një infeksion, pasi mund të transmetohet edhe nga këto të fundit !

Trajtim me uthull molle

Kur përdorni uthull molle si trajtim kundër infeksioneve kërpudhore, sigurohuni që të keni një version të mirë dhe me cilësi të lartë.

Çfarë ju duhet:

2 gota ujë
1/2 filxhan uthull molle

Përzieni këta dy përbërës dhe lagni një napë me të cilën do mbështillni këmbët për 30 minuta.

2. Ju gjithashtu mund të aplikoni uthull molle direkt në këmbën e sëmurë duke përdorur pambuk. Uthulla e mollës mund të djegë ndaj hollojeni me ujë në raportin 3:1

2. Një mënyrë tjetër efektive është të spërkatni pak sodë buke në këmbët tuaja ose në çorapet tuaja përpara se të vishni këpucët. Kjo nuk do të ndalojë kruajtjen, por do të thithë lagështinë e tepërt, duke parandaluar kështu shumimin e kërpudhave.

3. Limon për erën e keqe

Hidhni në një lege 10 gota ujë dhe 1/2 filxhan lëng limoni! Zhytini këmbët për 10-15 minuta dhe do të shihni që këmbët nuk do të mbajnë më erë të pakëndshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
5 llojet e njerëzve toksikë, që kurrë nuk duhet t’i mbani afër
5 ushqime që mund t'i konsumoni në darkë dhe nuk ndikojnë në peshën tuaj
Flokë të ashpër dhe acarues? Kjo maskë natyrale do jetë zgjidhja më efikase
Dhëmbë më të bardhe vetëm me 3 truke makeup-i
Alergjitë e vjeshtës: Si t'i luftoni me këto ilaçe natyrore

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media