Home Shëndetësi
Dyshohet se shkakton kancer! Nëse kremi antirrudhë ka këtë përbërës mos e blini
Ka diçka shumë të rëndësishme për të ditur për produktet që përdor për pastrimin e fytyrës. Jo vetëm duhet të kontrollosh shpesh etiketat e produkteve të bukurisë, por edhe duhet të dish se cilat janë recetat dhe formulat që ndikojnë në plakjen e lëkurës. Sipas dermatologëve, është një përbërës i zakonshëm i cili përdoret në produktet kundër plakjes, por që mund të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore kur vepron në lëkurë.

Parabens ose parabenet (Butylparaben, Propylparaben, Methylparaben, dhe Ethylparaben) njihen si derivate të naftës dhe janë agjentë konservantë që përdoren në industrinë kozmetike. Shkenca ka vërtetuar se parabenet kanë efekte estrogjenike, që do të thotë se imitojnë veprimin e estrogjeneve në trup duke shkaktuar disbalanca hormonale të cilat arrijnë deri në vezore, në gjendrat tiroide, madje dyshohet se edhe në kancerin e gjirit.

Sipas dermatologëve, parabenet janë një grup produktesh kimike të cilat gjenden rëndom në produktet e bukurisë dhe sidomos kremrat antirrudhë. Sipas rezultateve, parabenet mund të shkaktojnë dëme serioze në sistemin endokrin: "Ndërprerja e endokrinës, në thelb, është ndërprerja e funksionit normal të sistemit të hormoneve dhe sistemi ynë i hormoneve drejton të gjitha funksionet në trupin tonë",- thotë Nneka Leiba, dermatologe, drejtore e studimit në Environmental Working Group.

Siç dihet, 70 për qind e tumoreve të kancerit të gjirit përmbajnë receptorin e estrogjenit dhe parabenet, madje, janë raportuar edhe si shkak i mundshëm i kancerit të gjirit. Kështu, në të gjitha produktet e bukurisë, në etiketat e të cilave lexon “parabens”, ki parasysh se është një produkt i rrezikshëm për lëkurën dhe trupin.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A është i shëndetshëm uji me gaz? Eskpertët do t'ju habisin
Gjithçka që duhet të dini për çajin dhe nikotinën
6 fakte që nuk i dinit për patatinat
Zbulon cilat janë 6 gjërat që nuk duhet t’i shtoni kurrë në kafen tuaj
Po kërkoni të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme, këtu janë 3 dietat perfekte

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media