Home Receta gatimi
Tortë pemësh me jogurt
Përbërësit

700 gr keksa

7 decilitra jogurt

200 gr sheqer

200 gr gjalpë

2 sheqer vanilje

100 gr lajthia të grira

100 gr zhele bombone

400 gr Kivi

2 glazura pa ngjyra për ëmbëlsira

2 decilitra shtalpe e embel


Hapat
1
Zhele bonbonet priten në katrorka ndërsa kivi qërohet dhe pritet në rrathë.

2
Në një enë të madhe bashkohen keksat e bluar, jogurti dhe përzihen mirë.

3
Në një enë të veçantë tunden gjalpi, sheqeri dhe sheqer vaniljën, shtohet masa nga keksët e bluar me zhele bonbon dhe me lajthi të grirë, të gjitha përzihen mirë.

4
Në kallëp gjysmërrethor shtrohet masa e përgatitur dhe në të derdhet masa e përgatitur që rrafshohet mirë, pastaj rrotullohet në pjatë me qëllim që të marrë formën e dëshiruar.

5
Tortës së formësuar i vendosen rreth e rreth rrathë të kivit.

6
Glazura për ëmbëlsira përgatitet sipas udhëzimeve në qeskë dhe derdhet përmbi tortë.

7
Shtalpa e ëmbël tundet derisa të fitohet një shkumë e trashë dhe me të dekorohet torta sipas dëshirës.

8
Ju bëftë mirë!
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çorbë me suxhuk
Pite me spinaq e mish pule
Pite me mollë
Piroshka me mish për syfyr

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media