Home Argëtim
Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata (FOTO&VIDEO)
Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht ngjyrë vishnjë që dallojnë gjatë dimrit nga bora e cila mbulon shpatet e malit Reinebringen që duket në sfond.

1. Banohet vetëm nga 300 banorë, të cilët kryesisht merren me peshkimin. Edhe pse konsiderohet si një nga pjesët më të paarritshëm të vendit vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Pse? Sepse në këtë pikë të vogël në hartë, ndodh diçka magjike sa herë që erret.

Në Reine kemi shfaqjen më mbresëlënëse të fenomenit natyror që quhet “Dritat e veriut”.

2. Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër.

3. Ky fenomen është i njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli. Si krijohet?

Nga përplasja e grimcave të ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet) nga hapësira, të cilat bllokohen në fushën magnetike të tokës, lëvizin drejt Polit të Veriut, dhe më në fund reagojnë me grimcat e ajrit.

4. Le të mos ecim më tej me shpjegimet shkencore, por do t’ju themi se “aurora borealis” (dritat veriore), të cilat shfaqen zakonisht në vendet nordike e kanë prejardhjen e emrit nga perëndesha romake e agimit, “Aurora” dhe nga zona gjeografike e Veriut.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Burri i propozon martesë por diçka e pazakontë ndodhi pas (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media