Home Kuriozitete
4 truke për të zhdukur çdo lloj njolle në çdo lloj materjali
Askush nuk do donte ta shkatërronte fustanin apokostumin e preferuar për shkak të një njolle? Ndaj për këtë arsye do ju njohim me 4 truke të ciloat garantojnë heqjen e çdo njolle në çfarëdo materjali.

• Qumësht dhe miell misri

Njolla në tapet? Mos u shqetësoni, me vetëm pak qumësht mund t’i hiqni ato lehtësisht. Mjafton të përzieni qumështin me pak miell misri, derisa të formohet një pastë dhe me të të fërkoni pjesën ku është bërë me njolla. Lëreni të thahet dhe më pas pastrojeni me furçë dhe ujë, si zakonisht.

• Qumësht soje

Për të hequr njollat nga rrobat me ngjyrë, mjafton ta njomni mirë pjesën e njollosur me qumësht soje dhe ta lini ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes lajeni me një detergjent të thjeshtë. Njolla do jetë zhdukur pa nam e nishan.

• Sodë buke dhe lëng limoni

Bojë stilolapsi në bluzëose fustanin e ri ? Bëni një pastë me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë gjelle lëng limoni. Mbulojeni pjesën e njollosur të bluzës me pastën dhe lëreni ashtu për 3-4 orë. Më pas fërkojeni me një sfungjer të butë dhe lani veshjen si zakonisht.

• Llaku i flokëve

Llaku i flokëve është aleati ideal për të hequr njollat e vajit, kafesë, verës së kuqe dhe bojtushave të ujit. Mjafton të spruconi pak llak flokësh në zonën ku është shfaqur njolla dhe më pas t’i vendosni një napë të bardhë sipër për 30-40 minuta . Më pas lani veshjen ku është shfaqur njolla./albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë ndodh nëse Koreja e Veriut hedh bombën me hidrogjen në Paqësor?
Teoricieni i famshëm "shtyn" fundin e botës, bëhet objekt talljesh në rrjetet sociale
40-vjeçarja bën një superdasmë, por… mungonte dhëndri (FOTO LAJM)
SHBA-të ndërtojnë ambasadën më të shtrenjtë në botë (FOTO LAJM)
Imami saudit: Femrave s’u lejohet të kenë patentë sepse nuk kanë tru

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media