Home Kuriozitete
Mbani pak kripë gjithmonë në xhepin tuaj sepse do t’ju shpëtojë jetën
Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri.
I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.

Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E tmerrshme, kaloi 16 vite në burg vetëm sepse kishte të njëjtin tatuazh si një kriminel
Mësojeni njëherë e mirë, këto profesione rrezikojnë martesën
Përpiquni të mos qeshni, pozat e dështuara të këtyre modeleve bëhen hit (FOTO LAJM)
Ku ndryshojnë xhinset origjinale nga ato të lirat
Mendoi se ishte i varfër, si ndyshoi mendim nga avioni privat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media