Home Kuriozitete
U arratis nga Korea e Veriut, mjekët gjejnë krimba brenda trupit të ushtarit (FOTO LAJM)
Kirurgu që shpëtoi jetën e një defektori të Koresë së Veriut pasi u qëllua katër herë gjatë një arratie të çmendur përtej kufirit, ka folur për momentin kur ushtari u transportua në spitalin e tij.

Lee Cook-Jong përshkroi 24 vjeçarin, Oh Chong Song si 'si një kavanoz i thyer', duke thënë se ekipi mjekësor në spitalin e Seulit duhej të mbante kryerjen e transfuzioneve të gjakut pasi po humbiste shumë, përcjell albeu.com.

Oh u qëllua katër herë ndërsa vrapoi përtej kufirit, dhe Dr Lee gjithashtu zbuloi se trupi i tij ishte i mbushur me parazitë dhe Hepatit B.

"Shenjat e tij jetike ishin të paqëndrueshme, ai po vdiste nga presioni i ulët i gjakut, nga tronditja", tha Dr Lee për CNN.

"Ai ishte si një kavanoz i thyer".

Oh, ishte goditur në gjurin, krahun, shpinën dhe kraharorin e tij por përkundër lëndimeve të rënda, ekipi i spitalit e shpëtoi jetën.

Hepatiti B dhe parazitët rreth 10 centimetra të gjata, që u gjenden në trupin e tij nxjerrin në pah problemet e ushqimeve dhe higjienës që ekspertët thonë se kanë rrënuar Korenë e Veriut për dekada të tëra.

'Në karrierën time mbi 20 vjeçare si kirurg, unë kam parë diçka të tillë në një libër shkollor', tha Dr Lee. /albeu.com/






















Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
55 vite më parë kur nxënësit bënin mësim në dëborë (FOTO LAJM)
Dikush nuk ndjen frymën e Krishtlindjes! (FOTO LAJM)
Martesa e çuditshme, nuset martohen me një pemë (FOTO LAJM)
Bëri këngë me të brendshme, arrestohet këngëtarja se u konsiderua turp i madh (VIDEO)
Vëllezërit binjakë martohen me motrat binjake identike, shokohen të ftuarit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media