Home Kuriozitete
Ide per dekorimin e shtepise tuaj per festat e fundvitit (FOTO LAJM)
Dekori i bardhë i Krishtlindjeve është shumë i rafinuar dhe po bëhet gjithmonë e më shumë popullor.

Pemën e bardhë të Krishtlindjeve: Dekoroni pemën tuaj të Krishtlindjeve me stoli në ngjyrë argjendi dhe kristali, pasi kombinimi i këtyre dy ngjyrave krijon një ambient të bukur, modern dhe elegant.

Dritat e bardha: Ndriçimi është mënyra më e mirë për të transformuar një shtëpi, brenda dhe jashtë. Dritat e bardha sjellin një element të ngrohtë klasik për ndriçimin e dekorit të bardhë të Krishtlindjeve.

Çorapet e bardha: Çorapet janë një element i dosmosdoshëm për çdo dekor Krishtlindjesh. Varni çorape të bardha si zbukurim te oxhaku për të sjellë më pranë atmosferën e festave. Personalizojini ata me emra, pseudonime apo iniciale të familjarëve dhe miqëve.

Qirinj të bardhë: Vendosni qirinj dekorativë të thjeshtë dhe të bardhë kudo në shtëpinë tuaj. Ata gjithmonë krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe hija e bardhë e tyre përputhet me çdo plan.
Dekorimet e bardha të Krishtlindjeve janë jashtëzakonisht unike dhe të rralla. Ato i japin shtëpisë dimensionin e një dimri të bardhë. Këtu janë disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj për një Krishtlindje të bardhë. /albeu.com/





























Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
“Humbet” Hëna, posta humbet kornizën madhështore
Këto janë katër gratë më të vjetra në botë (FOTO LAJM)
Plas skandali, Donald Trump ka tradhtuar për 1 vit Melaninë me modelen e playboy-t
E pickoi një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë, e shpëton birra
I kishin mbetur vetëm 48 orë, transformimi i mahnitshëm i vajzës bëhet viral

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media