Home Kuriozitete
Nga Herodi tek Sulejmani i Madhërishëm, 5 personazhet që i dhanë formën Jerusalemit
Presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe ka njoftuar se në këtë qytet do të vendoset selia e re diplomatike e SHBA-ve.

Një vendim të tillë, presidenti amerikan e ka komunikuar përmes një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë mediat kanë publikuar një shkrim, rreth personazheve kryesore që i dhanë formë këtij qyteti, ndër shekuj.
Herodi i Madh, Mbreti tiran (73-4 p.e.s.)

Një hebre me lidhje të forta me romakët, Herodi u caktua Mbret i Judesë prej Senatit në vitin 37 para Krishtit, dhe sundoi deri ditën që vdiq. Historia e ka regjistruar si një tiran të etur për gjak, por ai ishte njëkohësisht përgjegjës për ndërtimet e mrekullueshme në Jerusalem, duke përfshirë edhe rindërtimin e Tempullit të Dytë Hebre.

Ndërtuesi i Kubesë, Abd al-Malik Ibn Marvan (646–705)

Abd al-Malik ishte një udhëheqës i rëndësishëm i dinastisë myslimane Umajade, e cila qeverisi Jerusalemin nga mesi i shekullit të shtatë deri në mesin e shekullit të tetë. Nga viti 685-91 ai mbikëqyri ndërtimin e Kubesë mbi shkëmb, një vend i shenjtë spektakolar aty ku thuhet se Muhamedi u ngrit drejt qiellit. Kjo vepër i vuri vulën pranisë myslimane në qytet.

Papa Kryqtar, Papa Urbani (1035-1099)

Në vitin 1095, Urbani iu drejtua një grupi fisnikësh europianë dhe bëri thirrje për marrjen e Jerusalemit nga një ushtri të krishterësh. Ai i dha jetë në këtë mënyrë Kryqëzatës së parë, e cila pati sukses në marrjen e qytetit të shenjtë katër vjet më vonë. Disa kryqëzata të tjera e pasuan në shekujt 12 dhe 13, teksa Europa e krishterë u përpoq të ruante kontrollin e saj të brishtë mbi Jerusalemin.

Sulejmani i Madhërishëm (1494-1566)

Sulltan Sulejmani I sundoi perandorinë otomane për pothuajse gjysmë shekulli. Gjatë asaj kohe ai bëri një rinovim të madh të Jerusalemit, i cili ishte marrë prej babait të tij në vitin 1517. Popullsia e qytetit u rrit në mënyrë domethënëse gjatë mbretërimit të tij, dhe mes rivalëve të rinj ishin hebrenjtë që i iknin persekutimit në Europë.

Ushtari shpresëplotë, Moshe Dayan (1915-1981)

Një luftëtar i fortë që mbante një mbulesë si piratët në sy, Dayan ishte ministër i Mbrojtjes i Izraelit, që urdhëroi pushtimin e Qytetit të vjetër të Jerusalemit gjatë luftës së gjashtë ditëve në 1967. Kur ribashkoi Jerusalemin nën kontrollin e Izraelitëve, Dayan tha se shpresonte që qyteti mund të bëhej një vend ku hebrenjtë dhe arabët do të mund të jetonin në harmoni. /bota.al/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
55 vite më parë kur nxënësit bënin mësim në dëborë (FOTO LAJM)
Dikush nuk ndjen frymën e Krishtlindjes! (FOTO LAJM)
Martesa e çuditshme, nuset martohen me një pemë (FOTO LAJM)
Bëri këngë me të brendshme, arrestohet këngëtarja se u konsiderua turp i madh (VIDEO)
Vëllezërit binjakë martohen me motrat binjake identike, shokohen të ftuarit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media