Home Kuriozitete
Për 5 minuta bëhet njeriu më i pasur në botë! (FOTO LAJM)
Për disa minuta një belg është bërë pa dijeninë e tij shumë i pasur.

Një banor nga Dinant, Luc Mahieux, ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

"Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia", tregon duke qeshur.

Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në "Facebook", duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij "të ardhshëm", se nuk kishte më para.

Teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku!



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
A e dini se çfarë kanë studiuar Trump, Merkel, Putin, Macron e Erdogan?
“Tregoji mamit që më dëgjon”, historia prekëse e gruas që humbi djalin 4-vjeçar
Sa vite duhet të rrini bashkë para se të martoheni
Të ngrënit në vetmi shkakton pakënaqësi
Mos e shihni këtë video nëse keni frikë lartësitë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media