Home Kuriozitete
"Jam e vetme prandaj jam gjallë", habit gruaja më e vjetër në botë (FOTO LAJM)
Gruaja më e vjetër në botë, e cila jeton duke pirë vezë të freskëta dhe biskota po feston ditëlindjen e 117-të.

Emma Morano, e cila ka lindur më 29 nëntor 1899, besohet të jetë i vetmi person që ka jetuar tre shekuj, përcjell albeu.com

Gruaja italiane thotë se një nga sekretet e jetëgjatësisë së saj është se ka jetuar e vetme dhe nuk e ka ndarë shtratin me asnjë: "Fjala ime, unë jam aq e vjetër sa kodrat", tha ajo kur u kurorëzua më e vjetra në botë.

"Unë ha dy vezë në ditë, dhe biskota. Por unë nuk ha shumë sepse nuk kam dhëmbë ", tha ajo, në një intervistë me AFP muajin e kaluar.

Zonja Morano, e cila nuk ha mish nga frika e kancerit, ka jetuar vetëm që kur e la burrin e saj të dhunshëm në vitin 1938 pak pas vdekjes së fëmijës së saj të vetëm.


Zonja Morano është e vëmendshme, por e shurdhër, flet me vështirësi dhe nuk mund të shohë mjaftueshëm për të parë televizionin.

Mjeku i saj, Carlo Bava, e ka quajtur jetëgjatësinë e znj. Morano si një "fenomen".

Në ditëlindjen e saj, gazetarët, të afërmit dhe kryebashkiaku i qytetit do të vizitojnë dhe do të organizojnë një festë për të me titull: "Gruaja që pa tre shekuj". /albeu.com/




























Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gruaja jeton ditë të tëra me objektin e tmerrshëm në fyt (FOTO LAJM)
Me video, si duhet vepruar kur të rrëshket makina në akull
E thotë gjermani: Gomat e mira duhet vëne para apo pas?
Mos thoni nuk e besoj se janë të vërteta këto gjallesa (FOTO LAJM)
Dëshironi të udhëtoni këtë vit? Atëherë tregoni vetëm shenjën tuaj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media