Home Kuriozitete
"Dashuria mbi gjithçka", një propozim Shën Valentini
Sot është dita e Shën Valentinin dhe të gjithë duan që kjo ditë të jetë sa më e veçantë për ta.

Të gjithë e kanë një shoqe të ngushtë që duan të jenë gjithë jetën së bashku. Por frika më e madhe e gjithë kësaj është se nga do të fillojë. Pra momenti më i vështirë është si ti propozosh një vajze sepse gjithnjë ne mund të kemi brenda vetes një ndjenjë sikur ajo do të refuzojë.
Por sot mënyrat janë nga më të ndryshmet për ti propozuar. Çdo vajzë e ka ëndërr një propozim fantastik që mund ti bëhet.
Gjëja e parë që duhet të mbajmë ndër mend është se propozimi nuk duhet të jetë shumë i gjatë, por i thjeshtë dhe sa më i ëmbël.
• Prit për një ditë të veçantë

Shën Valentini është dita më e mirë për të propozuar një vajzë. Zakonisht, të gjithë djemtë preferonin Ditën e Shën Valentinit, sepse kjo është një ditë e mbushur me romancë. Ka shumë ditë si Krishtlindjet, Viti i Ri dhe më shumë të tjerë, por kjo ditë mbetet më e veçantë.

Zgjidheni këtë ditë që ju të dy të dashuroheni më shumë. Por personalisht preferoj të zgjedh një ditë të rastësishme për t’u dukur e jashtëzakonshme. Dita që ju do të zgjidhni shënon një ditë dashurie që do ta festoni çdo vit.
•Të shkosh për darkë

Mënyra klasike për të propozuar një vajzë është të shkosh për darkë në një vend me qirinj. Qirinjtë janë elementët më të mirë të një mbrëmjeje romantike.

Porosit ushqimin e saj të preferuar për darkë. Luaj këngë romantike, fikni dritat duke e bërë një mjedis fantastik dhe më pas propozojeni atë.
•Shkruani një thënie

Ju mund të shkruani një shprehje si ‘I Love You’ ose diçka tjetër dhe ta vendosni atë jashtë shtëpisë ose në vendin ku ju takoheni gjithmonë. Këshillohet të mos përdoret emri i saj, por vetëm shprehje që japin emocion. Gjithashtu mund ti japësh ndonjë letër ose kartolinë të vogël me ndonjë shprehje që tregon vazhdimësi, vlerësim dhe dashuri për të.
•Vend i mbuluar me trëndafila

Të gjithë e dimë se trëndafilat janë një simbol romantik. Duhet të merrni shumë trëndafila dhe ti vendosi ato kudo në shtrat, në vaskë, në makinë dhe kudo jashtë shtëpisë ndërsa ajo është në gjumë ose ka dalë. Kur ajo të zgjohet ose të vij në shtëpi e surprizuar, ju natyrisht duhet ti uleni në gjunjë dhe ti propozoni asaj.

Që nga fillimi unë jam duke iu treguar juve se nuk duhet të propozoni direkt në mënyrë të thjeshtë dhe pa emocion.
Shoqërojeni atë! Trajtoheni bukur! Bëheni të ndjehet e veçantë dhe pastaj propozojeni duke i thënë se sa me fat jam që të kam njohur dhe do të dua përgjithmonë çdo ditë e më shumë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këto pantallona u bënë hit, dhe kanë një çmim qesharak
Vjeshta trokiti, çfarë dhuratash kërkojnë vajzat këtë sezon
Dhuron 542 milion pound, aktori i njohur jep arsyen e habitshme
Mësuesja që po çmend amerikanët (VIDEO)
Momenti kur një nënë braktis djalin e mitur (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media