Home Kuriozitete
DOKUMENTI/ Izraeli do të rrëzonte avionin civil për të vrarë Arafatin (FOTO LAJM)
Izraeli ka patur një plan për të vrarë ish-liderin palestinez Yasser Arafat teksa ai po udhëtonte në vitin 1982 nga Siria në Arabinë Saudite.

Urdhri është dhënë nga Ariel Sharon kur ai ishte ministër i Mbrojtjes në atë kohë, ndërsa dokumenti ka dalë sëfundmi në dritën e diellit pas një publikimi në New York Times, të cilës i referohet sot edhe Haaretz , përcjell Albeu.com.

Plani ishte që avioni civil me të cilin ai udhëtonte të goditej në shkretëtirën mes Jordanisë dhe Arabisë Saudite duke vrarë njëkohësisht edhe pasagjerët e tjerët krahas Arafatit.

Dokumenti është nxjerrë nga bashkëpunëtori i ngushtë i Sharonit në atë periudhë, Rafael Eitan.

Pavarësisht kësaj, Arafat nuk udhëtoi në atë avion, gjë e cila shpëtoi edhe jetët e dhjetra qytetarëve të tjerë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2019, janë të frikshme
Shtohen dyshimet, zbulohet baza e alienëve në Mars?
Një grua-burrneshë, përballja me gjarprin e zi bëhet virale (VIDEO)
Kjo vajzë kurseu 30 mijë dollar duke ngrënë në kazanët e plehrave
Ngjyrat më të kërkuara të 2019, këto makina janë bisha prej hekuri (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media