Home Kuriozitete
Alarm: Fshini urgjent këto aplikacione nga celulari i fëmijës tuaj!
Të lejosh fëmijën minoren të përdore një celular është një sfidë më vete.

Përballë dëshirës së madhe të fëmijëve, prindërit duhet të dini që po i përballin fëmijët me më të keqen.

Sot do t'ju njohim me aplikacionet më të rrezikshme për një fëmijë, ndaj kontrolloni celularët e tyre dhe fshijini menjëherë ato.

TINDER

Ky aplikacion përdoret për njohje të reja dhe flirte.

Përdoruesit vlerësojnë profilet me njëri-tjetrin dhe shohin vendndodhjen e përdoruesve të tjerë. Çdo ditë krijon 450 milionë profile të reja.

Problemi është se të rriturit lehtë mund të gjejnë minorenë dhe mund që të abuzojnë me të.

SNAPCHAT

Me ndihmën e këtij aplikacioni përdoruesit mund të dërgojnë imazhe dhe video tek të gjithë miqtë e tyre që i kanë në listë.

Problemi qëndron në atë se ky aplikacion përdoret edhe për komunikim seksual.

Shumë njerëz mashtrohen dhe mendojnë se kjo është mënyra më e sigurtë mirëpo shumë fotografi dhe video me përmbajtje pornografike.

BLENDR

Ky aplikacion përdoret për të njoftuar njerëz të rinj dhe përmes këtij aplikacioni mund të dërgohen imazhe, mesazhe, video.

Problemi është se manjakët seksualë mund të pikasin fëmijët tuaj dhe të krijojnë kontakt me ta.

KIK MESSENGER

Fëmijët këtë aplikacion e përdorin për të dërguar selfie lakuriq, pasi nuk ka kontroll të mirë ndaj përmbajtjes- lehtë këto foto përfundojnë tek manjakët seksualë.

WHISPER

Ky është aplikacion që përdoret për t`u rrëfyer.

Me këtë, përdoruesit ndajnë foto, tregime dhe mendime, mirëpo ky aplikacion zbulon vendndodhjen edhe pse në të shkruhet anonimisht.

FM

Ky është një ndër rrjetet sociale më të popullarizuara në mesin e fëmijëve.

Në të parashtroni pyetje ndaj përdoruesve të tjerë si dhe përgjigjeni ndaj pyetjeve që ua kanë parashtruar juve.

Problemi qëndron se në këtë aplikacion mund të praktikohet lehtë bulizmi dhe askush nuyk e merr vesh nga vijni pyetjet, fyerjet dhe fotot me përmbajtje erotike. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këto janë këto fotografitë më të bukura të dasmave në botë (FOTO LAJM)
Nuk do i besoni dot, nëntoka në këto vende ka krijuar mrekulli
Djali bëhet viral pas shenjës që bëri përballë kamerës së Google Street View
Kujt i shkonte mendja? Kjo shtëpi në Roskovec cilësohet si ndër më të veçantat në botë (FOTO LAJM)
Këto janë 10 tempujt më të mëdhenj në botë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media