Home Kuriozitete
Gruaja kërkon burrë në Facebook, plasin ofertat për martesë (FOTO LAJM)
Njihuni me Rachel Salisbury, e cila është në kërkim të një burri në Facebook.

Gjithcka nisi sic thotë ajo pasi një mikeshë e saj njohu dikë në Facebook dhe tashmë janë të martuar me fëmijë, përcjell albeu.com

Rachel ka dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për veten në një postim në Facebook, i cili ngjalli mjaft interes nga përdoruesit e rrjetit.

Ajo mori shumë kërkesa për miqësi madje edhe nga miqtë e miqëve në Facebook.

"Unë, Rachel Salisbury, dua një burrë. Unë jam një aktore dhe një shkrimtare, më pëlqen teatri, filmat, muzika dhe librat. Më pëlqen të këndoj dhe vallëzoj dhe të kaloj kohë me miqtë dhe familjen time. Unë jam shumë shakaxhie. Përpiqem shumë të jem një njeri i mirë dhe jam në përgjithësi çdo ditë në një humor të bukur me diell. Unë jam vegane dhe gjithashtu më pëlqen të gatuaj. Nëse keni ndonjë shok dhe mendoni se unë dhe ai do të shkojmë shumë, më lini një mesazh", shkroi Rachel në Facebook.

Rachel ka postuar statusin e saj më pak se 24 orë më parë dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve. /albeu.com/













Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me vajzën më leshatore në botë (FOTO LAJM)
A e dini përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine?
Trupi i njeriut shndërrohet në një karikues baterie
Për herë të parë qumësht pluhur nga devetë
Astronomët zbulojnë shpërthimin kozmik 10,5 miliardë-vjeçar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media