Home Kuriozitete
Shpallet njeriu më i vjetër në botë
Rekordet Botërore Gines i kanë dhënë zyrtarisht Masazo Nonaka titullin e personit më të moshuar në botë.

Nonaka nga Japonia ka mbushur plot 112 vjeç e 259 ditë.

Titulli i kaloi të moshuarit japonez pasi Francisco Nunez Olivera nga Spanja humbi jetën në janar në moshën 113 vjeçare.

Nonaka ka lindur më 25 korrik 1905. Ai ka gjashtë vëllezër dhe 1 motër. Në vitin 1931 u martua me Hatsuno dhe kanë 5 fëmijë së bashku.

Masazo e shpenzon kohën e tij duke shikuar televizor, duke lexuar gazeta dhe ngrënë ëmbëlsira.

Ai gjithashtu pëlqen të kalojë kohë me familjen e tij dhe 2 macet Kuro dhe Haru.

Vajza e tij ja dedikon jetëgjatësinë faktit që babai i saj e jeton jetën në një mënyrë që të mos ketë stres. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me vajzën që ka shkrirë së qeshuri miliona persona (VIDEO)
Nëse vdisni pas salsiçeve më mirë mos i shikoni këto pamje (VIDEO)
I trokiti gjarpri në dritare, shokohet shoferi
Kushtojnë shumë, por njerëzit nuk i pranojnë as falas (FOTO LAJM)
Ky fëmijë humbi shikimin për shkak të kësaj lodre që të gjithë e kemi përdorur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media