Home Kuriozitete
E pabesueshme por qentë mund të nuhasin sëmundjet
Diabeti

Në të vërtetë, qentë mund të stërviten që të tërheqin vëmendjen e pronarëve të cilët vuajnë nga diabeti, kurdo që sheqeri në gjak ngrihet deri në nivelin kritik.

Kanceri
Qelizat e kancerit kanë aromë karakteristike të cilën hunda e ndjeshme e qenit mund ta nuhasë. Është vërtetuar që pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mushkërive apo i gjirit, nëpërmjet frymëmarrjes i nxjerrin ato aroma. Prandaj sot qentë i stërvitin që t’u tërheqin vërejtjen njerëzve për rrezikun, duke i marrë erë frymëmarrjes së tyre.

Bakteret
Nga përdorimi i tepërt i pesticideve, bletarët amerikan i stërvitin qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura, para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e baktereve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve.

DVD
Qentë mund të stërviten që të nuhasin materialin polikarbonat, i cili është komponent kyç i të gjitha CD-ve. Kështu qentë kanë kontribuuar në demaskimin e tregtisë masive të DVD-ve të falsifikuara.

Trupat e mbytur në ujë
Në policinë e SHBA-së qentë shpesh ndihmojnë për të gjetur trupat në ujë. Aroma e trupit të mbytur përhapet në ujë, pastaj arrin në ajër.

Jashtëqitjet e balenave
Qentë mund të ndjekin aromën nga largësia prej një kilometri e gjysmë, dhe t’i çojë shkencëtarët deri te thesari “kundërmues”. Kur e detekton qeni atë, i tregon kapitenit të anijes duke u lëkundur majtas dhe djathtas.

Mineralet
Qeveria e Finlandës ka financuar programin e stërvitjes së qenve për detektimin e sulfiteve të vlefshme. Kur shkëmbinjtë janë në fazën e shpërbërjes, çlirohet aroma e ngjashme me vezët e prishura, të cilat qentë mund t’i zbulojnë lehtë, gjë që ka rëndësi të madhe ekonomike.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Asfalti që përthith ujin, shpikja kundër përmbytjeve (VIDEO)
Pasta e dhëmbëve i shkakton vdekjen vajzës 11 vjeçare
Pitonin më të madh në botë duhen dhjetëra vetë ta mbajnë (VIDEO)
Njerëzimi mund të zhduket brenda vitit nëse të gjithë merimangat në botë do të bashkoheshin
Njihuni me verën më të shtrejtë në botë dhe vendlindjen e saj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media