Home Kuriozitete
Inteligjenca e lartë mbron nga depresioni, kjo nuk vlen për femrat
Meshkujt inteligjentë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e depresionit, tregojnë studimet e fundit.

Nëse keni një nivel të lartë të inteligjencës kjo do të thotë se zvogëlohet mundësia e prekjes nga sëmundje mentale, përfshirë edhe të atyre me nivel të lartë të inflamacionit, thuhet në studim.

Studimet e mëhershme kanë ndërlidhur inflamacionin me rrezikun më të lartë nga sëmundjet mentale.

Autori i studimit, Eirini Flouri, nga Kolegji universitar në Londër, thotë se niveli i lartë i inteligjencës mbron njerëzit nga çrregullimet mentale.

Kjo mund të ndodhë për shkak se njerëzit inteligjentë çojnë jetë më të shëndetshme sikurse është ushqimi i rregullt dhe ushtrimet, sipas studiuesve.

Është interesante se studimi ka gjetur se niveli i lartë i inteligjencës nuk i mbron femrat nga depresioni, gjë e cila mund të jetë për shkak të dallimit të sistemit imunitar ose atij hormonal.

Studiuesit kanë analizuar më shumë se 9,600 persona të moshës ndërmjet 18 deri 97-vjeç, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shkenca: Ne nuk lindim me emocione, i mësojmë ato me kohën
Si në përralla, kjo është vila ku jeton familja Obama (FOTO LAJM)
Keq e shëmtuar e keq e bukur, vajza s’gjen të dashur për arsyen e pakuptimtë
Femrat janë vërtet speciale, faktet që shumë pak i dinë
Nuk lejohet të shkelë askush, arsyet e tmerrshme pse këto vende janë të ndaluara

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media