Home Kuriozitete
Mësoni arsyen misterioze pse nuset vishen me të bardha
Fustan i bardhë për dasmë? Të gjithë janë kuriozë se nga ka lindur kjo traditë.

Sipas Daily Star ky ritual ka nisur që prej më shumë se një shekulli.

Për këtë ka folur historiania britanike Geraldine Roberts e cila ka treguar për se pavarësisht se shumë besojnë se Mbretëresha Viktoria ka qenë e para e cila ka parakaluar në altar e veshur me fustan të bardhë në vitin 1840 kur u martua me Princ Albert, në fakt tradita e ka zanafillën disa dekada më parë.

Geraldine ka treguar:

Rituali nisi në vitin 1789 kur vajza e një baroni, aristokratia Catherine Tylney-Long, 16 vjeç, u martua me William Wellsesley Pole, një djalë që nuk kishte një prejardhje mbretërore dhe nuk vinte nga një familje e pasur. Për këtë arsye, martesa e tyre shkaktoi shumë polemika. Detajet e veshjes së Catherinë shkaktuan një sensacion dhe e bënë fustanin e bardhë të nuses të dëshirueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Prandaj që nga ai moment, nuset nisën ta vishnin fustanin e bardhë si një simbol të dashurisë së vërtetë dhe pastërtisë."
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kallashi del në pension, ky është pasardhësi (VIDEO)
Fikni telefonin pas orës 10 të darkës, ja arsyeja
Irak, zbulohen artifakte 7000 vjeçare
Guxim prej "budallai", të fotografosh llavën vetëm me pantallona (FOTO & VIDEO)
Ishulli ndalon lindje e fëmijëve, pas 12 vitesh lind foshnja e parë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media