Home Kuriozitete

Warning: Division by zero in /home/admin/web/albeu.com/public_html/incl/class.php on line 205

Warning: Division by zero in /home/admin/web/albeu.com/public_html/incl/class.php on line 206
Kujtonte se barkun e kishte të madh nga pijet, por zbulon një tumor gjigant (FOTO & VIDEO)
Pinte shumë birra dhe nga kjo dyshontese kishte vënë bark. Por kur shkoi te mjeku, nga analizat u diagnostikua me një masë gjigande tumori. 63-vjeçari Kevin Daly nisi të kishte dyshime për barkun e tij të madh pasi ra shumë në peshë, por barku nuk iku.

Në Dhjetor, 63-vjeçari nga Hoboken, New Jersey bindi mjekun e tij që t’i bënte një skaner, që zbuloi një tumor prej më shumë se 13 kilogramësh, që kishte zënë pjesën më të madhe të barkut.

Sipas asaj që shkruan, “DailyMail”, nëse nuk do t’i kishte besuar instiktit të tij, masa do ta kishte vrarë brenda pak muajve.

Tumori u identifikua si kancer i quajtur liposarkoma dhe me gjasa kishte 10-15 vjet që rritej, por fatmirësisht nuk ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të Daly.
Liposarkoma zhvillohet zakonisht në qeliza të yndyrës, në bark, krahë apo këmbë dhe shpesh i ngjan indeve dhjamore, nëse e sheh me mikroskop.

Është e pazakontë për çdolloj tumori që të rritet në masën e Daly, sepse normalisht ato detektohen më herët, për shkak se krijojnë probleme të tjera në trup.
Ndonëse nuk kishte qenë fanatik i birrës, për vite me radhë 63-vjeçari dhe të tjerët kishin besuar se barku iu ishte krijuar nga kjo pije alkoolike.

Por pasi humbi peshë në mënyrë dramatike, nga një operacion në zemër në 2015-ën, ai nuk ia doli të humbe asnjë kilogramë tek barku.
Kjo bëri që Daly dhe bashkëshortja e tij Rachelle të ngrinin pyetjen se çfarë mund të ishte.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Fantazmë në stadium, roja e sigurisë filmon momentin e frikshëm (VIDEO)
Rrufeja godet shtëpinë, pamje të rralla nga Florida (VIDEO)
Dini vetëm që Princ Herry u martua, por nuk i njihni sekretet e tij
Kush jeton në fshat, tetë herë më të lumtur
Situatë “apokaliptike”, shtohen lumenjtë e llavës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media