Home Kuriozitete
Arrat dhe peshku zgjasin jetën
Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes. Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.
Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kjo kafe ka shkaktuar një konflikt të madh botëror
40 perla nga Benjamin Franklin
Të dridhet mishi, njihni rrugët më të frikshme në botë (FOTO LAJM)
Rothschild-ët, sekretet e bosëve të Europës
Makina i hedh në ajër dy të rinj me motoçikletë, çuditërisht shpëtojnë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media