Home Kuriozitete
Bebet që mbajnë gishtin në gojë janë më me fat për këtë arsye
Fëmijët që thithin gishtin e tyre apo kafshojnë thonjtë zhvillojnë më pak alergji se fëmijët e tjerë. Sipas autorëve të revistës Pediatrics dhe shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak të ekspozimit më të lartë të këtyre fëmijëve ndaj baktereve.

Gjatë thithjes apo kafshimit të gishtit fëmijët mund të marrin mikrobe që forcojnë sistemin imunitar të fëmijëve duke i bërë ata më pak të prekshëm nga virozat e stinës apo alergjive të formave të ndryshme.

Në studim janë marrë fëmijë të moshave 5, 7,9 dhe 11 vjeç të cilët fusin gishtin në gojë apo kafshojnë thonjtë dhe rezultatet përfundimtare të studimit lidhen me të dhënat që janë marrë nga njerëzit e moshës 13-33 vjeç ( të cilët në fëmijërinë e tyre kishin zakonet e lartpërmendura).

Rreth një e treta e fëmijëve që thithnin gishtin në moshën 13 vjeçare ishin 80% më pak të rrezikuar ndaj alergjive në krahasim me moshatarët e tyre. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këto pantallona u bënë hit, dhe kanë një çmim qesharak
Vjeshta trokiti, çfarë dhuratash kërkojnë vajzat këtë sezon
Dhuron 542 milion pound, aktori i njohur jep arsyen e habitshme
Mësuesja që po çmend amerikanët (VIDEO)
Momenti kur një nënë braktis djalin e mitur (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media