Home Kuriozitete
Kjo çantë u shit 162 000 paund! Ky është shkaku (FOTO LAJM)
Si mundet që një çantë të kushtojë 162 500 paund?

Kjo është pyetja që shtrojnë sot mediat rozë në Britaninë e Madhe pas ankandit të djeshëm ku një çantë e tipit "Hermes Himalayan" u shit kundrejt një shifre të tillë të çmendur, e cila është sa gjysma e çmimit mesatar të një shtëpie në mbretëri.

Ccantat Hermes Himalayan mbahen kryesisht nga figurat e njohura të si Victoria Beckham, e cila ka 10 të tilla, apo Kim Kardashian dhe Celin Dion.

Ato kushtojnë zakonisht mes 70-100 mijë paund, por ankandi këtë herë ishte i "çmendur" dhe çmimi shkoi deri tek 162 500 paund, shkruan Albeu.com.

Por, çfarë e bën këtë çantë kaq të shtrenjtë? Ajo është e bërë prej lëkurës së krokodilëve, ku për të bërë një të tillë duhet lëkura e treve prej tyre.

Kompania që prodhon çantat ka fermat e krokodilëve në Teksas dhe Afrikë duke shmangur kështu debatet për vrasjen e tyre për qëllime komercializmi.

Çanta ka gjithashtu edhe 400 gurë diamanti duke ia rritur gjithashtu çmimin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me Don Zhuanin modern dhe gruan e tij të çuditshme
Meteori hënor, kaq para është shitur një copëz hëne
Gruaja që ka lindur më shumë në histori. Katër herë katërnjakë, shtatë herë trinjakë dhe 16 herë binjakë!
Djali bëhet viral pas shenjës që bëri përballë kamerës së Google Street View
Këto janë këto fotografitë më të bukura të dasmave në botë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media