Home Kuriozitete
“Fantazma” që shikon fëmijët nga ballkoni (VIDEO)
Një grua pretendon se ka filmuar një fantazmë që qëndron pa lëvizur duke parë nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur në Oldway Mansion, Britani e Madhe.

Louise Lenton 41 vjeç po filmonte me kamera djalin e saj të vogël që po bënte xhiro me biçikletë. Por, pamjet kapën edhe një grua që qëndronte në derën e ballkonit duke parë nga jashtë. 41-vjeçarja thotë se “fantazma” ndodhej në një ndërtesë që daton prej shekullit të 19-të.

Ajo e vuri re këtë detaj kur shkoi në shtëpi dhe po shikonte videon e djalit të saj.

“Unë dhe bashkëshorti im nuk mund ta shpjegojmë këtë”, thotë Louise, duke shtuar se kur po filmonte nuk kishte parë asgjë.
“Fantazmën”, 41-vjeçarja e përshkruan si zonjë me flokë të mbledhura. “Do të doja të dija kush ishte ose çfarë ishte”, thotë ajo.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Në Venezuelë një pulë kushton 14 milionë
Bëhuni gati, këto janë xhinset më të shëmtuara në botë (FOTO LAJM)
Po vizitohet nga miliona besimtarë, çfarë ka brenda mureve të Qabes (FOTO LAJM)
Gjithçka nis pas mesnate: Brenda festave të çmendura në Mikonos (FOTO LAJM)
Gruaja tregon taktikën për të kontrolluar simptomën e kancerit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media