Home Kuriozitete
Data e dasmës përcakton shumë gjëra mbi martesën tuaj
Shkenca e numerologjisë thotë se data e martesës flet shumë për vetë martesën dhe përcakton fatin e saj.
Llogarisni tani numrin tuaj të martesës dhe zbuloni më tepër.
Ajo që duhet të bëni është të mblidhni datat nga data e dasmës (dita, muaji, viti) deri sa të krijohet një numër njëshifror.
E më pas zbuloni kuptimin.
Përshembul: Nëse dita e dasmës tuaj është 21 Korrik 2005, duhet të mbledhësh të gjithë numrat deri sa të marrësh një numër njëshifror: 2+1+0+7+2+0+0+5= 17, mblidhini 1+7=8.
Numri 8 është numri i martesës në këtë rast.
Në këtë mënyrë mund të llogarisësh numrin tënd!

Nr 1- Romantikë perfektë

Sepse numri 1 dominohet nga Dielli që tregon se në këtë martesë më e rëndësishmja është besimi dhe optimizmi i ndërsjellë.
E zgjedhja e kësaj date nxjerr në pah një çift të butë dhe të dashur që është takuar në një mënyrë shumë romantike.

Nr 2- Motivi i martesës më së shumti janë fëmijët

Hmmm! Hëna dominon numrin 2, kështu që ka dy ekstreme të mundshme ose do të keni një festë të zjarrtë ose një modeste, në rrethin e të dashurve tuaj.
Por pjekuria emocionale është më e rëndësishme për suksesin e martesës, por një numër i madh i atyre që janë martuar në këtë datë, e bëjnë këtë vetëm sepse në rrugën e tyre ka qenë një fëmijë.
Kjo s’do të thotë se nuk do të ishin martuar bashkë, por ardhja e fëmijës ka përshpejtuar planet.

Nr 3- Martesë e mundshme interesi

Planeti Jupiter drejton këtë numër martese, që tregon se është data e përsosur për një martesë për interesa materiale.
Ama nga kjo martesë nuk është se nuk do të ketë dashuri pasi me kalimin e kohës çifti afeksionohet dhe me siguri do të kenë shumë fëmijë.
Po pse? Për të trashëguar pasurinë e përbashkët.

Nr 4- Besnikëri në përjetësi

Planeti Saturn e udhëheqn këtë numër dhe këto çifte i kanë menduar mirë të gjitha përgjegjësitë dhe përfundimisht kanë vendosur. Ata kanë vendosur të kenë njëri-tjetrin në krah për të gjithë jetën.
Çiftet e bashkuara të cilët gjithmonë do të bashkëpunojnë për sukses të përbashkët zakonisht zgjedhin këtë numër.

Nr 5- Komunikimi me partnerin tuaj është i rëndësishëm

Planeti Mërkur është sundimtari i kësaj martese, kështu që nuk ka rëndësi që të theksohet nevoja për komunikim cilësor me partnerin, që është baza e kësaj martese.
S’ka mërzi, gjithmonë ndodh diçka dhe shembujt e vërtetë të këtij lloji martese janë ata që janë martuar shumë të rinj.

Nr 6- Martesa është gjëja më e rëndësishme në jetë

Planeti Venus është përgjegjës për këto martesa në të cilat me sa duket vetëm dashuria, butësia, lumturia dhe paqja ekzistojnë dhe mbijetojnë.
E partnerët në këtë martesë janë gjithmonë besnikë, sepse ky institucion është gjëja më e rëndësishme që ata kanë dhe në të cilin besojnë.

Nr 7- Ndryshimet në plane janë të rëndësishme

Planeti Uran, i paparashikueshëm, është përgjegjës për martesën e cila mund të jetë nganjëherë e gabuar dhe e paparashikueshme, sepse 2 partnerët kërkojnë shumë liri personale, kështu që surprizat nuk janë të pazakonta.
Ndryshimet janë e vetmja gjë konstante në këto martesa. Partnerët mësojnë të përshtaten me njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë nëse duan të qëndrojnë së bashku.

Nr 8- Lumturia martesore vjen nga krevati

Hmmm! Kompleksiteti i këtyre partnerëve martesore drejtohet nga Marsi, kështu që nuk është çudi që një pjesë e mirë e lumturisë varet nga seksi.
Partnerët kuptohen në një mënyrë të vetme, kështu që ata lidhen me njëri-tjetrin që nga takimi i parë.
Andaj ata do të bien dakord në çdo segment të jetës së përditshme.

Nr 9- Dashuria tejkalon pengesat

Planeti Neptun e drejton këtë numër që nga hapat e parë e deri në një marrëdhënieje të vështirë dhe të komplikuar.
E kur një martesë realizohet në një datë të tillë, ajo është në dorë të fatit dhe nuk mund të ndahet më.
Urime dhe jetë të gjatë së bashku!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pesë mënyra për ta kuptuar se ai nuk është për ju
Erdhi 2019, viti që Vladimir Putinit do t'i bëhet atentat
Nga martesa përfundon në spital, habiten mjekët (FOTO LAJM)
I dërgon shefit gabimisht veten e saj nudo, ja si reagon ai
Erdhi dhe fati juaj, futini lekët poshtë tapetit dhe i thoni "bye" varfërisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media