Home Kuriozitete
Shkencëtarët rus lanë 5 persona për 30 ditë pa gjumë, në fund ndodhi ajo që nuk e priste askush
Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, zgjodhi pesë burrat që u konsideruan si armiq të shtetit për të marrë pjesë në një eksperiment që përfshiu privimin nga gjumi.

Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eleminuar nevojën për gjumë të njerëzve.

Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta.

Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe krevate portativë.

Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit.Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpërisnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rrjesht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij filloi gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e shoqëruan në çmendurinë e tij.

Eksperimentuesit filluan të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës. Në ditën e katërmbëdhjetë shkencëtarët përdorën një truk për të marë reagime. U thanë se do të liheshin të lirë vetëm duhej të reagonin.

Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit fikën gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që ta ndisnin sërisht. Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.

Të mbijetuarit kishin plagë të vetëshkaktuara. Dhuna pasoi dhe një nga të burgosurit u vra nga një tjetër i plagosur. Më pas konflikti u shtua duke mbetur në fund një i burgosur. Një prej studjuesve ka qëlluar të burgosurin e fundit. Fjalët e tij ishin ‘Pra.. afër… të.. lirë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Hazard tregon se për cilin lojtar ka votuar
KUJDES! Ky është kurthi më i ri që hajdutët bëjnë me makinat, mund ta pësojmë të gjithë
Këtë verë na nbytën dasmat, ja pse nuset mbajnë një tufë me lule
Këta minj sherrxhinj kanë habitur botën (VIDEO)
Njihuni me selfien e ferrit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media