Home Kuriozitete
Pse çelësin e makinës duhet t'a mbështillni me letër alumini
Mund t’ju tingëllojë si diçka paranojake, por tashmë kjo teori është pohuar edhe nga një ekspert i sigurisë kibernetike dhe ish-agjent i FBI-së.
Mbështjellja e çelësit të makinës me letër alumini kur nuk e përdorni mund të parandalojë vjedhjen e makinës suaj. Si ndodh kjo?

Eksperti Holly Hubert tregon se letra e aluminit bllokon valët e pajisjeve të tjera që përdoren nga hajdutët, për të kopjuar “gjuhën” koduese të çelësit tuaj të makinës.

Pajisje të caktuara, mund të përdoren në distancë dhe të interceptojnë kodin e çelësit, duke hapur në këtë mënyrë makinën. Dhe letra e aluminit është sendi perfekt për të bllokuar sinjalet elektromagnetike.

Ekspertët këshillojnë pronarët që çelësat t’i mbështjellin me letrën e aluminit ose të vendoset brenda një objekti i përbërë nga metal. Kjo parandalon hajdutët që të marrin sinjalin.

Një tjetër mënyrë për të shmangur të tilla vjedhje, është që çelësin e makinës mos ta lini në shtëpi në një pozicion të tillë që rrezja e çelësit të “komunikojë” me automjetin.

Do të ishte e këshillueshme që ta vendosnit sa më larg, për të të bërë të mundur sinjal sa më të dobët.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të kesh 55 kg mjaltë në dhomë e të mos e dish (VIDEO)
Zbulohen emetimi i pazakontë i një ylli (VIDEO)
Zbuloni masën e unazës që ju përket me këtë mënyrë të thjeshtë
E “torturuam” në verë, si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës
Alienët po i fshehin? Publikohet videoja me objektin e çuditshëm (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media