Home Kuriozitete
Zbulohet fosili 237 milionë vjeçar
Zbulohet në Argjentinë fosili i një prej gjigandëve të parë të parahistorisë së planetit tonë.

Ka jetuar rreth 237 milionë vjet më parë, në periudhën Triasike dhe ishte kushëri i largët i titanosaurve, ndër kafshët më të mëdha që kanë shkelur ndonjëherë mbi Tokë.

Paleontologët e kanë pagëzuar me emrin latin Ingentia Prima, që do të thotë Gjigandi i Parë.

Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit Kombëtar të Argjentinës në San Juan dhe është botuar në revistën “Natyre”, “Ecologji” dhe “Evolucion”.

Sipas tyre, kjo kafshë jetonte në rajonet juglindore të kontinentit antik Pangea, në territorin aktual të Argjentinës, dhe kishte një aparat të frymëmarrjes të ngjashëm me atë të zogjve.

Mendohet se peshonin deri në 90 ton.

Fosili i gjetur do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë më mirë evolucionin dhe etapat e tij.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vogëlushja e vogël i plotëson dëshirën e fundit nënës me kancer, përlotet rrjeti
Jetoi një vit në varrin e të zotit, macja pikëllon gjithë rrjetin
A e dini pse salca juaj e preferuar quhet “ketchup”
Më të shtrenjtat në histori, këto armë kushtojnë sa qimet e kokës
Veza pulën apo pula vezën? Merr fund dilema legjendare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media