Home Kuriozitete
Ndihmë apo spiunim? Facebook kërkon futjen e kamerave në shtëpi
Rrjeti social “Facebook” është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë moderne.

Më shumë si një mjet komunikimi, por edhe si paket ku njërzit informohen Facebook vijon të jetë kryesuesi i rjeteve sociale.

Së fundmi është lançuar edhe pajisja më e re nga Facebook, një altoparlant inteligjent i pajisur me një aparat fotografik.

Sipas ekspertëve përkatës, Portal dhe Portal + janë ndërtuar posaçërisht për video-telefonata, në mënyrë që tua bëj sa më të lehtë komunikim njerëzve me njëri-tjetrin.

Bëhet e ditur se pajisja është në thelb një folës i zgjuar me një prekje që përfshin disa karakteristika unike.

Facebook ka njoftuar se midis tyre është një sistem zbulimi i përdoruesit, i cili do të zmadhojë fytyrën e një personi ose do ta ndjekë atë kur të lëvizë nëpër dhomë.

Ideja që qëndron prapa pajisjes është të bësh biseda video sikur të jesh në një dhomë me bashkëbiseduesin.

Por kjo gjë po shihet me shumë skepticizëm nga përdoruesit e gjigantit virtual.

Kjo vjen pas skandalit që plasi disa muaj më parë, ku të dhënat e përdoruesve ishin keqpërdorur. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mësoni si të mos bini pre e gënjeshtrave të djemve
Me minifund del para djemve dhe u tregon të pasmet, reagimi i të dashurave (VIDEO)
Britanikët prezantojnë tipin e ri të super tankut të përdorur në Kosovë (FOTO LAJM)
E zbuloi NASA, asteroidi gjigant është duke "fjetur" poshtë akujve në Alaskë (FOTO LAJM)
Kometa e Krishtlindjeve do të shihet me sy të lirë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media